Aktori Ermal Mamaqi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se ndryshimi tek shqiptarët nuk vjen duke mos reaguar.
Pjesë nga biseda:
Mamaqi: Unë besoj që fillimisht, ndryshimi nuk ka për të ardhur nga njerëzit që nuk kanë bukë të hajë.
Do të vijë nga grupi i madh i njerëzve që rrinë si parazitë dhe nuk e gjejnë rrugën drejt suksesit dhe presin dhe viktimizohen.
Thonë s’ka punë. Presin të marrin shumë pa u lodhur. Duan të marrin pa paguar. Është ekzakt aji që ndodh.
Nuk do vijë ndryshimi nga ata që nuk kanë bukë. Këta të tjerët duhet të ndryshojnë.
Ne po flasim që njerëzit nuk dinë e para të mendojnë. Kanë një problem dhe rrinë e presin. Nëse ke një problem, organizohu, bëj diçka.
Njerëzit e suksesshëm; mendojnë çfarë duan dhe si ta marrin dhe njerëzit e pasuksesshëm mendojnë çfarë nuk kanë dhe kush e ka fajin.
E degjova te gjithe biseden e Ermalit me Artur Zhejin dhe ishte shume me teper se kaq sa shkruan artikulli, aq sa i dominoi dhe i kompleksoj si Artur Zhejin qe drejtonte emisionin dhe ata te ftuarit e tjere. Kishte shume Brian Tracy dhe Jack Welsh ne debatimin e Ermalit.
Ermal Mamaqi tregoi qe eshte nje djale serioz, me inteligjence te larte dhe shpirt shume pozitiv, krejt ndryshe nga ai qe perceptojne shume veta “si aktor karagjoz”.
Nese Ermali ka thene ekzaktesisht çfare eshte shkruajtur ne kete lajm,atehere po them se qenka injoranti me i madh ne fushen e debatit ekonomiko-social!
Eshte mire ne rolin e karagjozit sepse edhe po tja fusi kot,nuk keqkuptohet nga ata qe e ndjekin sepse e kane mendjen te qeshin!
Njerezit e suksesshem nuk degjojne kete bole dhe shume sharlatane qe kane mbushur ekranet e cdo shtepie shqipetare brenda dhe kashte vendit, por mbledhin rreckat dhe kerkojne fatin e tyre ne bote.
E lexova tre here, me vemendje, kete shkurtim interviste. O zot, cfare injorance. Gramatike, zero, morfologji, zero.
Mendim? Me pak se dy klase filloreje. Komiku i vetequajtur po na jep mend…
Bravo Ermal! Geni fisnik trashegohet! Sinqerisht respekte!
undefined
Ermali ka te drejte por nuk vjen ndryshimi me rroga 30 mije leke…asgje nuk ben me to…sepse ekonomia e zeze I ka ngritur cmimet e sherbimeve e mallrave sa nje zyrtar minimumi nuk I perballon dot….she perfundimi dihet kortuptohet, shtetiedobesohet e jemi ku jemi.