Kiço Mustaqi, ish-ministri shqiptar që punoi 16 vjet roje objekti në Athinë

24 Janar 2019, 17:16Sociale TEMA

Mëngjesin e sotëm u njoftua se ish- ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi ka ndërruar jetë.

Gjashtë vite më parë gazetarja Entela Resuli ka bërë një bisedë interesante me Mustaqin, i cili ka rrëfyer se si ka qenë jeta e tij para viteve ’90, dhe se si përfundoi emigrantë në Greqi më pas.

Nga Entela Resuli

Kiço Mustaqin e takojmë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Ata që kanë qenë pjesë e trazirave të viteve 90’-91 u kujtohet edhe ky emër, i cili mbante mbi supe sigurinë e vendit dhe peshën e ushtrisë. Ajo godinë i sjell shumë kujtime, aty përshëndet dhe miq që ndoshta për vite të tëra nuk i ka takuar, e koha i kanë lënë gjurmë në të aq sa nostalgjia e pushton herë pas herë. Ka pasur në dorë vitet më të vështirë të Shqipërisë.

Ka qenë ministër i Mbrojtjes në një kohë trazirash kur Shqipëria hoqi dorë nga komunizmi dhe ishte drejt rrugës së Demokracisë. Konfliktin më të madh në atë periudhë e ka pasur me ish-kreun e vendit Ramiz Alinë, ku ky i fundi i jepte urdhër të ndërhynte me ushtrinë në turmat protestuese dhe Mustaqi, me autoritet nuk e zbatoi asnjëherë atë urdhër, çka bën që sot të mbahet mend për këtë gjë. Merita e tij më e madhe është se Shqipëria gjatë kohës së ndryshimit nga diktaturë në demokraci nuk pati gjakderdhje. Por të qënit ministër nuk zgjati shumë për të, e as jeta në pushet.

Pas daljes në pension, në vitin 1994 ai emigron për në Greqi ku edhe punon si roje objekti për 16 vjet me radhë. E kur e pyet se si ndihet një ish-ministër që përfundon roje, ai përgjigjet duke nënqeshur se për të, puna është nder e lavdi.

Jeton në Tiranë së bashku me dy djemtë. “Kam ardhur këtu se këtu dua ti lë kockat”, -shprehet Kiço. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në kafenenë pranë shtëpisë së ushtrisë.

Në kemi biseduar me të, për të na treguar më shumë për jetën e tij të momentit dhe se si e sheh ai politikën shqiptare. Kemi folur me Mustaqin dhe  për zgjedhjet presidenciale dhe emrat që ai mendon se e meritojnë.

-Zoti Kiço, jeni larguar nga Shqipëria në vitin 1994, kur jeni kthyer?

Jam kthyer para dy vitesh, në vitin 2010. Që këtej ika si pensionist ushtarak i pleqërisë, si për faktin që isha shumë keq ekonomikisht. Me pensionin tim ishte e pamundur të jetonin 6 vetë, ndaj ika në Greqi atje ku me jetonin dy djemtë. Para dy vjetësh u riatdhesova pasi dhe djemtë më ishin kthyer këtu dhjetë vjet më parë ndërsa vajzën e kam ende atje, ku jeton e punon. Këtu kam ardhur pas vitit 1998 kur ndryshoi shteti, pasi unë jam dënuar 5 vjet burg, por nuk e vuajta kurrë atë. U akuzova për grusht shteti në vitin 1991.

-Kur shkuat në Greqi, e dinit ku po shkonit dhe me çfarë u morët gjatë qëndrimit atje?

E dija, sepse më parë më kishin shkuar djemtë, ata gjetën një shtëpi dhe kam jetuar në Athinë. Kam punuar si roje nate për 16 vjet.

-Si mund të ndihet një ministër që përfundon në roje nate?

E para njëherë unë nuk e kam për turp të punoj. Në periudhën e sistemit që kaluam, unë isha i bindur që puna është nder e lavdi, pasi vetëm me punë mund të jetosh. Për mua, puna është jetë dhe papunësia është vdekje.

-Keni pasur kontakte atje me shqiptarë dhe a ju njihnin njerëzit për pozicionin që kishit më parë?

Pa mbarim, në çdo 50 metra në Athinë ka ndonjë kafene shqiptare dhe unë kam komunikuar me të gjithë personat me rryma të ndryshme politike dhe jam njeri që bisedoj me të gjithë.

-Ju prej vitit 90-91 keni qenë ministër i mbrojtjes në dy sistemet. Rrotacioni politik, madje edhe përmbysja e një sistemi ndodhi pa gjakderdhje. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Ushtria ka ruajtur shumë gjakftohtësinë. Ne anuluam programet e shkollave ushtarake që kryheshin jashtë dhe vendosëm që programet të bëheshin brenda shkollës. Kjo nuk u zbatua nga forcat e errëta që ekzistonin atëherë. Unë nuk kam përse akuzohem asnjëherë për këtë punë. Por ishin forcat anarkiste shqiptare ato që sulmuan repartet ushtarake dhe Shkollën e Bashkuar. Situatat që u krijuan në shkollat ushtarake ishin aq të rrezikshme, sa donte vetëm një fije shkrepëseje të ndizej, nga unë ose nga komandantët e shkollave. Por ne ndaj ruajtëm gjakftohtësinë dhe për këtë arsye nuk pati gjakderdhje. Tani, urdhri që jepte Ramiz Alia për tu futur ushtria, mund të shkaktonte një gjakderdhje shumë të madhe. Në intervistën e parë që ka dhënë Ramiz Alia, në një media italiane pas ndërrimit të sistemeve, ka thënë: Unë e shpëtova Shqipërinë nga lufta civile në një kohë që ushtria po marshonte drejt Tiranës. Unë në atë kohë i kam kthyer përgjigje që ushtria në atë kohë nuk mund të marshonte drejt Tiranës, se shqiptarët atëherë, marshonin drejtë Athinës, Romës dhe perëndimit.

-Jeni krenar që e keni shpëtuar Shqipërinë në atë periudhë?

Jashtëzakonisht. Unë nuk kisha para të botoja librin dhe shumë faleminderit Llazi Angjelit që ma mundësoi, sepse kisha një merak dhe doja t’i jepja një shpjegim popullit tim. Jam shumë i lumtur që nuk u bë gjakderdhja atëherë, jo unë vetë, por e gjithë ushtria vepruam në një mendje. Madje unë kam arritur t’iu them komandantëve të divizionit: Unë urdhrat do të jua jap me shkrim, fillimisht do të jua jap me gojë që të bëni parapërgatitjet dhe më pas me shkrim, të bëni zbatimin siç i them unë. Po e bëtë kundër asaj, unë do mbaj përgjegjësi morale si ministër dhe ju do të mbani përgjegjësi ligjore. Nëse unë do kem dhënë urdhër në kundërshtim me normat e ligjet e kohës, atëherë do t’ju marrë dhe juve me vete nëse veproni në të kundërt. Për këtë arritëm në një emërues të përbashkët me të gjitha komandat në të gjitha veprimet që bënim.

-Si ju përgjigjet urdhrit të Ramiz Alisë?

Unë kam marrë urdhra direkt nga  Ramiz Alia edhe drejtpërdrejtë edhe me telefon. Në ministri në mes të 500 ushtarakëve më ka thënë: Ushtria duhet të futet në turmë sepse policia nuk i përballon dot. Unë i kam thënë: Nuk është detyrë e ushtrisë, por e policisë. E kam kundërshtuar në mbledhje mes 500 oficerëve, të ministrisë.

-Pse e kundërshtuat?

Po nëse unë do të prisja të bëhej mbledhja e byrosë politike atëherë ata 500 oficerët që ishin atje nuk do e kishin marrë vesh se çfarë do kisha thënë unë në byro. Ne kishim një rregullore të firmosur nga Enver Hoxha që thoshte se: Çdo urdhër që jepet në kundërshtim me interesat e popullit, nuk duhet zbatuar. Atëherë kur ti ke firmosur një urdhër të tillë si do të mundem unë të futem kundër popullit. Unë nuk isha për gjak dhe nuk u bë gjak nga ushtria. Po them që, ai skenar që u zbatua në vitin 1997 që u hapen depot dhe u mbush gjithë Ballkani me armë, ai skenar ishte për tu zbatuar atëherë. Prandaj, bëheshin provokacionet në repartet ushtarake dhe në Shkollën e Bashkuar.

-Ju mendoni se ishte dikush që e hartonte një skenar?

Domosdo që ishte dikush. I pari ishte Ramiz Alia. Demonstrata e asaj kohe i organizonte ai. Kuptohet në bashkëpunim me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

-Pse mendoni që i organizonte Ramiz Alia?

Nëse atëherë ju kujtohet, ose po të shikojmë filmimet e kohës, të gjithë ata që ishin më Partin Demokratike, që nga Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, të gjithë mbanin pardesy të bardha dhe kur dilnin jashtë shtetit ata visheshin me të njëjtat pardesy të bardha. Do thoni ju, pse vishnin pardesy të bardha? Ata i vishnin që të njiheshin nga sigurimi i shtetit dhe mos i ngacmonin. Të tjerëve u thua: Ngrihuni e demonstroni dhe mua, Kiços, më thoshnin futu te këta. Qëllimi i ushtrisë ishte të mos futeshin njerëzit në ambasada, por jo t’i vrisnin. Nuk kishim qëllim për të vrarë se po të ishte për të vrarë në armët në dorë i kishim.

-Ju ’97 e keni ndjekur nga Greqia?

Po nga Greqia. Unë nuk mund të vija këtu. Madje në ’96 mua më vdiq nëna dhe unë nuk erdha këtu pasi fotografia ime gjendej në çdo pikë kufitare. Isha i dënuar dhe nëse vija mund të arrestohesha. Akuza që rëndonte mbi mua në atë kohë ishte qesharake pasi akuzohesha për grusht shteti në një kohë kur pushtetin e kisha vetë. Grusht shteti do të thotë, të marrësh pushtetin. Grusht ishte ai 1998. Nëse do ishte për grusht shteti duhet të ankohej Ramiz Alia ose Adil Çarçani që mund t’iu merrja pushtetin. Kështu që nuk mund të ishte grusht shteti ajo, për të cilën jam dënuar.

-Po Enver Hoxhën kur e keni takuar për herë të parë?

Në vitin 1982, duhet të ketë qenë tetor, para se të emërohesha Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Marrëdhëniet i kam pasur shumë të mira, çdo gjë që i kam raportuar Enver Hoxhës, ai më ka dëgjuar me vëmendje, i ka aprovuar mendimet. Kishte një kulturë tepër të lartë.

-E njihni Berishën, keni pasur kontakte me të?

Kur ishte doktor, njëherë kam pasur kontakt me të. I kam shkuar gjatë kohës që ishte president, por nuk ma zgjidhi problemin. Bëhej fjalë për punën e strehimit.

-Keni kontakte me politikanët shqiptarë?

Jo, duke ditur që ata kanë punën e tyre, nuk dua t’i bezdis. Unë ndoshta dhe u prish punë atyre. Madje nëse bëhet fjalë për ndonjë politikan që i përket Partisë Demokratike atë e përjashtojnë nga partia.

-Ke kërkuar azil politik?

Po, kam kërkuar. Doja të vija më shumë për fëmijët nëse do ma jepnin, por nuk arrita ta merrja.

17 komente në “Kiço Mustaqi, ish-ministri shqiptar që punoi 16 vjet roje objekti në Athinë”

  1. Alb says:

    Kico mustaqi…nje zvarranik I kuq, qe duhej te denohej me burg per krime kunder njerzimit…dava kurva komuniste

    1. Arbeni says:

      A mund te renditesh disa krime që ka kryer Mustaqi meqenese i ditke keto krime.Nqse jo ti je si sali kaka.Nqse akuzon dikend duhet te kesh argumenta e fakte jo pordhë te leshuara rruges.Une mund te rendis krime per te tjere laro te diktatures por pereMustaqin që ka ardhur shumë vone si minister nuk di.Jam me I moshuar se ty patjeter .Po qe ndonje buzequmesht që flet me gjuhen e malokut,meriton nje fuck off.

    2. sarandezi says:

      Injorant, vagabond, maskara, debil, fëlliqsirë, etj etj etj
      Me nder punoi si rroje objekti në emigrim, për tu ushqyer.
      E rrojti me ballin hapur që I shkëlqente nga sinqeriteti e jo si ata ministrat e Demokracisë.

      1. Flm says:

        Ky artikull hedh poshte pretendimet Arnaute, qe Greqia kishte synim te “aneksonteakte Vorio Epirin”.
        ###
        Hedh posht faktin e Hipokritave Turk-Arnaut qe Greqia ishte agresive ndaj Shqiperis, tregon qarte qe incidenti ne Peshkepi te Gjirokastres (ku u vrane 4 kufitar Shqiptar), ishte i inskenuar nga Arnautet per te fajesuar Greket.
        ###
        Nqs Greqia do te kishte synime te keqia ndaj Shqiperise, ateher do ta kishte rekrutuar K. Mustaqin per ta shfrytezuar.
        Greqis as nuk i “rruhej” per ushtrin Shqiptare te “leshit”.
        ###
        O maskarenj, ky fakt qe punonte 16 vjet roje nderon Kico Mustaqin, Greqin dhe gjithe minoritetin … qe as u shiten tek Greku, dhe as Greku nuk kishte ndo nje tendenc ti “blinte” dhe rekrutonte por ishte 28 vjet e sinqert me Shqiptaret, qe nuk u lodhen duke shpifur dhe trilluar peralla ndaj Greqis..

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Punoi si roje objekti, në mërgim
    ish ministri i mbrojtjes i shokut Enver
    ish ministrat e Salës, Metës, Ramës …
    punojnë non stop, si miliarder!

  3. Socialisti origjinal says:

    Ministra qe e lan detyren pa as nje lek ne xhep.dhe shajn e i perbuzin hajdutet rrugaçet e banditet qe pa i theen askush puna mbar u ben supermilioner vetem duke shar Enverin . Koha maskarenjve.

  4. Socialisti origjinal says:

    Ministra qe e lan detyren pa as nje lek ne xhep.dhe i shajn e i perbuzin hajdutet rrugaçet e banditet qe pa i theen askush puna mbar u ben supermilioner vetem duke shar Enverin . Koha maskarenjve.

  5. asd says:

    Po lerini keto figura prej druri, se kane qene dhe jane pa asnje vlere dhe pa asnje personalitet, te perdorur nga regjimi i atehershem per te tallur menderen me popullin. Nuk mbaj mend te kete folur asnjehere shoku Kico Mustaqi.

    1. Monteskie says:

      E po te te rojne keto lodrat e sotme prej DOLLARI mor ASAD, ne fakt keta DOLLARET e sotem, SALIU, ILIRI, FATOSI, RAMIU, LULUSHI me gjithe zagaret e tyre jane DOLLARE fale budallenjve si ty.

  6. Cudia says:

    Te gjithe njerezit ne kohen e diktatures por dhe ne gjithe boten duan te bejne karriere ne profesionin e tyre. Kicua beri te njejten gje. Ceshtja eshte nese ai persekutoi te tjere per te arritur qellimin e tij. Askush nuk thote gje per kete. Dmth ai jetoi the punoi pa i rene njeriu ne qafe. Sa per punen si roje ne Greqi duhet t’ju vije turp qe beni krahasime te tilla. Emigracioni e sidoms ai ne Greqi nuk te jep komoditetin qe te besh zgjedhje te punes qer cfare ti kerkon. Duhet kohe dhe investim te arrish atje ku do te jesh. Si ne gjithe boten. A ishte Kicua trushplare nga komunizmi? Natyrisht, si gjithe populli shqiptar qe kercente dhe kendonte ne gojen e ujkut. Tung!

  7. Arben says:

    nonen e motren ta qift ushtrija ti me pseudonimin ALB ku e ke njoft ti Kiço Mustaqin i pa haruar kujtimi i tij

  8. Antikorupsioni says:

    Te pakten ndroji jet si njeri i ndershem jo si hajdut
    Ngushellime familjes!

  9. Arben says:

    ke te drejt qe se ke degjuar shokun Kiço se ka folur para ushtarakeve ne çdo cep te Shqiperise, ka drejtuar ushtrine qe te kallte daten e jo partine

  10. Raifi says:

    Veq nje shtet halabak lejon qe nje minister i mbrojtjes te lufton per ekzistence dhe te behet roje nate tek shteti qe ka synime armiqesore ndaj komit shqiptar hiq me pak se 100 e ca vite.Ndodh qe ministri tradhtar te denohet per faje eventuale edhe me vdekje por jo te gjuhet ne prehrin e armikut.Kjo qe ka ndodhe ne Shqiperi nuk ka te ngjajshme ne bote.kur ai ishte minister i mbrojtjesh Shqipria ishte shtet,kishte ushtri,kishte dinitet e tani edhe tankset e lena nga ai i keni shit per skrap,frymen ua zafshin ata pak leke qe keni marr.Ne emer te demokracise ca agjent te sllave ne cilesin e gazetarve publikonin msheftesi ushtarake strehimore te ndryshme ,arme e bunker qe bota e civilizuar edhe sot nderton pa rreshtur.O milet ndergjegjsonu mos u rrembeni per nje kokakoll se me shume as qe u japin armiqte per poshterist qe po i beni e po i shkruani.

    1. Flm says:

      O Refik majmuni …. Greqia nuk ishte armiqesore ndaj Shqiperise, ndryshe do ta rekrutonte Nr 1 te ushtris Shqiptare.
      ###
      Keni mentalitet Turk o shkerdhata … sepse ndryshe nga Greqia do te vepronte Turqia po tju jepej ky shans.
      ###
      Ky artikull hedh poshte pretendimet Arnaute, qe Greqia kishte synim te “aneksonte Vorio Epirin”.
      ###
      Hedh posht faktin e Hipokritave Turk-Arnaut qe Greqia ishte agresive ndaj Shqiperis, tregon qarte qe incidenti ne Peshkepi te Gjirokastres (ku u vrane 4 kufitar Shqiptar), ishte i inskenuar nga Arnautet per te fajesuar Greket.
      ###
      Nqs Greqia do te kishte synime te keqia ndaj Shqiperise, ateher do ta kishte rekrutuar K. Mustaqin per ta shfrytezuar.
      Greqis as nuk i “rruhej” per ushtrin Shqiptare te “leshit”.
      ###
      O maskarenj, ky fakt qe punonte 16 vjet roje nderon Kico Mustaqin, Greqin dhe gjithe minoritetin … qe as u shiten tek Greku, dhe as Greku nuk kishte ndo nje tendenc ti “blinte” dhe rekrutonte por ishte 28 vjet e sinqert me Shqiptaret, qe nuk u lodhen duke shpifur dhe trilluar peralla ndaj Greqis..

  11. Pellazgos says:

    Jepi te drejten e Qyteteve Greke qe I kane ndertuar Kerkyreasit,Korinthiasit ne Epir ty zoti Raifi dhe mba vetem Xhamite ty ate te besh.
    Sa per synimet e Kombit Greke kunder Pashallekut turk qe quhet Al-bani eshte e drejta e Tij I njohur nga Kombet e Bashkuara per Minoritetin Ethnik Greke per Autonomi.
    Bile eshte akoma ne fshi Protokolli I Korfuzit te 1914 es firmosur nga Qeveria Islamike e Al-banise me Alfabet dhe shumice gjuhes Latine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje