Janari i prapë për shqiptarët

24 Janar 2019, 17:37Sociale TEMA

23 dhe 24 janar, data të zakonshme, ngjarje të pazakonshme.

Në vite të ndryshme këto data, për koincidencë të çuditshme, kanë shenjuar kombin shqiptar.

Më 23 janar 1914 Ismail Qemali, kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, pasi dha dorëheqjen, i ndodhur në kushte të vështira politike, mori anijen dhe u largua drejt Italisë.

Po në këtë datë, më 23 janar 1919, u godit nga një hemorragji cerebrale (të paktën, zyrtarisht) dhe më 24 janar njoftohet vdekja e tij në vitin e shtatëdhjetë e pestë të jetës. 

Më 24 janar, por të vitit 1916, ndërroi jetë më moshën pesëdhjetë e dy vjeçare edhe një tjetër shqiptar i shquar, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i Qemalit, Isa Boletini. 

Po të shtojmë këtu edhe vdekjen e Gjergj Kastriotit më 1468, janari është vërtetë i prapë për shqiptarët.(AQSH)

2 komente në “Janari i prapë për shqiptarët”

  1. besi says:

    Ka vdekur edhe Dr. Rugova ne Janar!

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    c’idhje kane turkoshaket Izmael apo Isa me shqiptarin kristian ,Mega Giorgo Kastrioti!!!!!???
    ptuuuuuuuuuuu,fare e keqe turke………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje