Dorëheqja e Mynyr Konit? Kule: Ja çfarë ndodhi në Senat

24 Janar 2019, 18:50Sociale TEMA

Në një prononcim për “BalkanWeb” dekani i fakulteti Ekonomik, anëtar i Senatit Akademik, profesor Dhori Kule ka zbardhur atë çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Senatit.

Ai ka mohuar zërat se senati ka kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ka theksuar se me unanimitet është miratuar raporti i grupit të punës për aktet e qeverisë në paktin për Universitetin.

“Senati nuk u mblodh as për të hequr Mynyr Konin as për të diskutuar për të. Sot senati u mblodh për të analizuar detyrën që i kishte dhënë në mbledhjen e datës 14, grupit të punës për të verifikuar aktet që kanë dalë në lidhje me paktin për universitetin dhe grupi i punës kishte përgatitur një material, i cili u miratua nga senati.

Pra, për shumë nga ato akte grupi i punës thoshte se janë të paligjshme, antikushtetuese. Gjithë relacionin që bëri grupi i punës, senati e miratoi. Por senati tha të shohim edhe elementë të tjerë të akteve që kanë dalë dhe pas një jave grupi i punës të shprehet dhe për ato akte që nuk janë parë. Ne i kërkuam të shohin dhe njëherë nëse kanë probleme. Për shumicën e akteve grupi  i punës tha se duhen anuluar, janë të paligjshme”, deklaroi Kule për “BalkanWeb”.

Ai nënvizoi se i gjithë raporti i grupit të punës u miratua pa asnjë kundërshtim  nga Senati duke sqaruar se senati ka kërkuar një rishqyrtim të disa akteve të tjera të paktit për Universitetin për të cilat do të sjellë një raport përfundimtar në një mbledhje që pritet të zhvillohet pas një jave.

“Por u tha të plotësohet për aktet që nuk ishin shprehur. Senati kërkoi që pas një jave të mblidhet sërish për një raport përfundimtar. Ata ishin shprehur për 5-6 VKM dhe thoshin se janë të paligjshme, antikushtetuese. Fryma e senatit ishte që VKM-të e paktit që janë të pakonsultuara dhe të paanalizuara nga grupi i punës të rishikohen. Senati miratoi me unanimitet raportin e grupit të punës”, tha dekani Kule.

Lidhur me dorëheqjen e kërkuar për rektorin Koni, profesor Kule tha se senati nuk është marrë fare me këtë gjë, pasi ka një procedurë ligjore.

“E kërkuan studentët që erdhën. Senati Akademik nuk u mor fare me dorëheqjen e Konit sepse ka një procedurë ligjore. Nuk ka qenë qëndrim i senatit problemi i Mynyr Konit. U mblodh për një problem të madh të universitetit dhe miratoi qëndrimin e grupit të punës”, u shpreh Kule.

8 komente në “Dorëheqja e Mynyr Konit? Kule: Ja çfarë ndodhi në Senat”

  1. NNP says:

    Ky gjarper e gjakpires duhet hequr e denuar i pari .

  2. Flutura says:

    Kule, nga anet tona i thone kelyshit te zagarit. Por ti he kule plak, je zagar i plakur. Bastard.

  3. Sali says:

    Te gjithe rektoret dekanet e shumica e senateve u vendosen nga LSI kur ishte NE pushtet qe ti shfrytezoje per te manipuluar e rekrutuar stedente qe Nuk vene NE mesim e skane asnje liber per interesa elektorale

  4. robi says:

    Te dy jane fytyra të urryer për studentët dhe qytetarët, na kanë lodhur keta gjakpires që firmosin në 10 bordero dhe janë kudo në borde

  5. Gjinika says:

    Koni ka ecur ne gjurmet shume vjecare te ketij zotnise qe flet kaq serbes. Ne qofte se behet analize serjoze e punes ne Univesitetit, atehere do dalin edhe qyfiret e ketij zotenise qe ngeli prej shume vjetesh duke nderruar portat : rektorat – deknat.

  6. Taraboshi says:

    Sali jame me ty por per keto duhet te kene ndergjegje por edhe huri i studenteve duhet me ju bere hije mbi koke.

  7. Virusi says:

    Universitet I thencin. Keta qe rendom thirren pedagog, s’jane vecse mesues te rendomt ku gjysma meren me politike dhe gjysma me tituj shkencor te vjedhur. Know gjendje mund te ndryshoje permes nje operacioni te thelle. Keta qe e krijuan kete gjendje te degraduar ne arsimin universitar s’mund ta ndryshojne dot. Qeveria duhet te shpalli kerkesat per Dekan dhe Pedagog te huaj. Le te vine ata nga vende te ndryshme te evropes, sic kane ardhur ne fusha te ndryshme, mjeksi etj.

  8. rexha 10 says:

    pesku qelbet ng koka.PESHKU QELBET NGA KOKA………………………………………………………………………KULE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje