Është nënë e tre vajzave, Brixhida Kokëdhima: Koço donte djalë

24 Janar 2019, 21:40Sociale TEMA

Brixhida Kokëdhima, me një veprimtari mbi 25-vjeçare në fushën e biznesit, ka treguar që është një grua e fortë dhe një profesioniste e vërtetë.

Por përveçse një sipërmarrëse e zonja, ajo ka treguar se bashkë me bashkëshortin e saj, Koço Kokëdhima janë prindër të suksesshëm të tre vajzave.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Klan, Brixhida Kokëdhima rrëfeu se të jeshë biznesmene dhe nënë e tre vajzave nuk është aspak e lehtë. Ajo po ashtu zbuloi se bashkëshorti i saj donte një djalë, ndaj edhe planifikuan një fëmijë të tretë.

Të jeshë mama e tre vajzave është shumë bukur dhe shumë vështirë. Vajzat janë të ëmbla.

Nëse je një grua e zakonshme, 2 apo edhe 3 fëmijë mund t’i ndjekësh normalisht, por nëse je një grua biznesi është një lodhje e jashtëzakonshme, sepse më duhet ta ndaj kohën mes bashkëshortit, fëmijëve dhe punës.

Për mua ka qenë ngarkesë shumë e madhe, por fëmija i tretë u bë me idenë që do të ishte djalë, sepse bashkëshorti im donte një djalë dhe prindërit e tij po ashtu. 

Unë nuk e kisha këtë ndjenjë, jam shumë e lumtur me vajzat. Era është fëmijë shumë i dashur. Diferenca me 2 fëmijë dhe me 3 fëmijë është shumë e madhe. Nuk është njëlloj. Është ngarkesë shumë e madhe. 

Era ka zgjedhur artin, mbaroi Juridikun, por nuk donte të vazhdonte Masterin. Ajo kishte një thirrje të fortë për të bërë kinematografi dhe shkruan publicistikë të shkëlqyer. 

Ne duam që të jetë e lumtur dhe të bëjë atë që ka dëshirë të bëjë. Unë jam shumë e lumtur me vajzat, sepse na duan shumë dhe na japin shumë kënaqësi. 

Besa me këngët e saj gëzon të gjithë shqiptarët, por edhe ne na qëndron shumë pranë. 

Ndërsa Bora bën një kujdes të veçantë për look-un tonë. Vajzat i kam trajtuar si shoqe, kam qenë mendjehapur dhe i kam gëzuar çastet me to.

Këshilla ime për to ka qenë që të jenë të ndjeshme dhe të bëjnë diçka që e bëjnë mirë”, tha Kokëdhima.

6 komente në “Është nënë e tre vajzave, Brixhida Kokëdhima: Koço donte djalë”

  1. PEJAPAQE says:

    Jeni te shkelqyer, Vajzat si Yje qe zbukurojne Jeten Tuaj si prinder te perkushtuar . Paci shendet dhe jete te gjate Ti gezoni ATO !
    Ju si cift keni qene e jeni MODEL !
    Sinqerisht Pejpaqe !

  2. astin says:

    Hajdutë qe s’paguajne rrogat …….

  3. Askushi says:

    Po c,Brixhide more derezinj, BEXHETE e quajne… BEXHETE.????

  4. Ali Pazari says:

    Shyqyr na rujti Zoti nga nje Koco tjeter…

  5. Lissius says:

    Eshte e vertete qe spaguajne punetoret, Jam mashtrus,,,! Me qelloj rasti me nje shofer qe punonte per firmen e kocos dhe i kishin then hajde vish firme per dorheqje nga puna Se do hapim firme Te re dhe kjo eshte gje formale, pasi do bejme kontraten tjeter me emer te ri Te firmes, ,,,, jo vetem qe e kan pushuar nga puna por dhe rrogen e 10 muajve sja kishin dhene

  6. Martini says:

    I njihni kete familje.E kini lexuar kryevepren” Te Mjeret ” shkruar nga Balzakut.Ju kujtohen Ternardieret ne roman personazhe nga me arirat artistikisht. Familja qe mbahet si model i batacikllekut boteror.Familje supermashtruese superhajdute familje me te gjitha veset e ndyra te njerezimit.Pyesni komshinjte qe kane patur me pare keta se cu kane degjuar veshet nga bisedat sherret dhe fjalori i tyre.Skane faj karagjozlleku i tyre ska fund.Atyre edhe emrat.dhe mbiemrat qe u ka dhene zoti i kane te tille.Ne vazhde te mashtrimit hiqen sikur jane.familja TRAMP.Skane turp dalin dhe foto duke shkaktuar ndotje vizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje