Nga Elisabeta Dosku
Si asnjëherë më parë, viti 2019, nisi pa bixhoz masiv. Nuk do të ketë më lloto, nuk do të ketë kazino elektronike, nuk do të ketë gara me kuaj dhe do të ekzistojnë vetëm kazinotë normale që në vendin tonë është vetëm një e tillë në kryeqytet. Ndërkohë kazinotë elektronike do të duhet të zhvendosen në hotelet me pesë yje, çka është sërish një non sens, pasi aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë hotel të kategorizuar si të tillë. Iniciativa e qeverisë është sa ndihmuese për të varurit nga bixhozi aq edhe dëmtuese për bizneset të cilat prej vitesh funksiononin normalisht në Shqipëri duke qarkulluar rreth 700 milionë euro.
“Shkrihet” kumari
Nga 1 Janari 2019, tre kompanitë e basteve sportive me rreth 4200 pika në të gjithë territorin e vendit dhe 10 kompanitë që ushtronin aktivitetin si kazino elektronike nuk funksionojnë më ligjërisht. Reforma ka prekur edhe garat me kuaj dhe bastet on line, ndërsa disa kategori lojërash fati si kazinotë live, bingot televizive, bingot tradicionale, Lotaria Kombëtare, i kanë shpëtuar këtij vendimi. Tregu i basteve sportive zotërohej nga 3 kompani të fuqishme: “Lotto Sport”, “Top Start” dhe “ITSGA”, të cilat kanë patur rreth 4200 pika në të gjithë vendin, dhe që kanë funksionuar si një biznes në lulëzim edhe për shkak të varësisë së lartë ndaj bixhozit. Ndërsa kategoria e kazinove elektronike ishte ajo që kryesonte tregun e lojrave të fatit sa i përket xhiros dhe fitimeve, fitime që vetëm për një kompani arrinin në 1.6 miliardë lekë në vit.
Kazinotë elektronike që janë prekur nga ndalimi ligjor janë “Imperial”, “VLT Albania”, “Flamingo Albania”, “Adriatik Game”, “Astra Albania”, “Apex”, “Alba Games”, “Top Start”, “Euro Game 2012” dhe “M&M Topuzi.sha”. Vetëm gjatë vitit 2017 këto kompani kanë qarkulluar 12 miliardë lekë xhiro vjetore dhe kanë raportuar rreth 3 miliardë lekë fitime. Një biznes në lulëzim me miliona euro investime, si në pajise për zhvillimin e aktivitetit, në ambiente, qira, etj. Ndalimi i tyre pritet të ketë edhe një efekt të konsiderueshëm në arkën e shtetit. Nga 5 miliardë lekë të ardhura që ka arkëtuar buxheti i shtetit çdo vit nga taksa e lojërave të fatit, për shkak të ligjit që mbylli pjesën më të madhe të tyre, duke lënë mënjanë kategoritë e lojërave që vazhdojnë të jenë në treg, është llogaritur një efekt negativ diku tek 65-70 për qind, apo rreth 3.5 miliardë lekë.
“Vetëflijimi” i basteve
Pasi e kuptuan se ky vendim nuk kishte kthim pas, duke nisur nga mesi i muajit nëntor, pjesa më e madhe e subjekteve që ushtronin aktivitet si lloto sportive janë vënë në lëvizje duke “ngritur plaçkat”, duke hequr reklamat si dhe i kanë vënë kyçin aktivitetit të tyre. Kazinotë kanë vijuar të funksionojnë, për të përfituar edhe nga ditët e fundit të ligjshmërisë. Shumë prej këtyre kompanive kanë nxjerrë në shitje edhe pajisjet, si kompjuterat apo televizorët, si dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh janë nxjerrë me qira dhe nuk janë shndërruar në aktivitete të tjera nga përfaqësuesit e kompanive të basteve. Burime nga tatimet konfirmojnë mbylljen vullnetare të këtyre subjekteve si fizike ashtu edhe të NIPT-eve sekondare, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion detyrues.
Ku do shkojnë?
Mbyllja e një pjesë të kompanive të bixhozit në Shqipëri është parë si mundësi e mirë për vendet e rajonit. Shumica prej tyre kanë nisur me zhvendosjen e aktivitetit kryesisht në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Malin e Zi, ndoshta duke përfituar edhe nga lehtësitë fiskale që kanë këto vende, që duhet pranuar se janë shumë më tërheqëse se ato që ofron vendi ynë. Kështu, e parë në këtë këndvështrim, qeveria i ka hequr para buxhetit të shtetit, ndërsa kjo industri pavarësisht goditjes së momentit, do të vijojë të funksionojë duke gjetur hapësira të reja.
Format e paligjshme
Koha ka treguar që bixhozit nuk mund t’i vihet fre, pasi do të gjendet mënyra për të luajtur. Kështu, pavarësisht mbylljes fizike, kompanitë e basteve janë duke tentuar të gjejnë mënyra të tjera, tashmë të paligjshme, për të operuar edhe në tregun shqiptar përmes internetit. Se sa do të shkojë kjo mënyrë funksionimi, dhe se sa do të gjejë përhapje ky fenomen është ende shumë herët për të folur. Bazuar në disa tentativa të para, do të thotë se kërkimi për rrugë alternative nuk mungon. Por nëse do të zhduket apo jo vërtetë bixhozi në vend, kjo mbetet për t’u parë.(scan)
Heqja e basteve ketu kur e gjithe bota e ka u be vetem per iluzion optik,per imazh mashtrues dhe per propagande boshge!
Eshte njelloj si mbyllja si dikur e kishave e xhamive!
Ne se do hiqet kumari,pse nuk hiqet edhe kazinote, etj?
Ja the po kujt ja the… beni sikur nuk kupton apo je idiot?
Kazinote jane per ata qe me leket fshijne dhe bythen dhe jo per ata qe punojne si qeni ter diten.
Po ik ore se sna plasi fare se ca ben bota pse ca te duket se bota esht e gezuar me ato vjedhje pa ec e pyet nje sa te gezuar jan lojtaret e botes me bixhozin ? Po ajo qe ben pershtypje te lig te njerz si ti qe thua bota i ka bota ka shum gjera te liga dhe men mes te tyre esht edhe kumari por ti nese ndiek boten ne shko ndiq boten ne fjerat perseprapthi qe ka ai kumar u ka hequr breket te gjithve dhe qe vendimi me i mir qe qeveria shqiptare ka mar x te gjith shqiptaret
Me vjen keq..per ty moj gazetare…nqs je e tille..por nuk ke sjelle asgje…
Te vjen keq per buxhetin.e shtetit…po buxheti i familjareve..?
Nuk eshte veprimtari prodhuese..qe te sjelli produkt..ne G.D.P… ndryshe edhe une edhe shume te tjere do te ishim dakort.me ty…
Ja ke fut ..kot plako..
Nuk do ta kesh provuar ne familjen tende..prandaj..na shkruan…budalleqe….
kjo u be per ti ven fre ta keqes por e keqia esht me e keqe kur i ve diktat dhe kontrodh, per mendim tim duhet te jen sic i ka po thuaj gjith bota ,pra! ne kontroll te shtetit fitimi per problemet sociale(pencionistave invaliteve e tjera…) suksese qeveris……
Shtet i pafuqishem….ndalohet…kjo ajo dhe ajo tjetra…ndalohet ecja me duar ne xhepa…
Debile gazetare qe i qan hallin buxhetit te shtetit dhe bizneseve qe mbyllen te cilat blidhnin leket si shushunja nga te semuret e bixhozit.
Ato te ardhura qe do i mungojne buxhetit do hyjne ne menyra te tjera pasi njelloj do te shpenzohen (shpresoj shume ne te mire te familjeve) , Dhe ne kete rast te ardhurat ne buxhet per keto 700 milione euro priten te jene me te larta pasi shteti fiton si nga bizneset edhe nga Kuponat tatimore. Nje kompiuter bixhozi nuk ka Kupon dhe ne 90% te rasteve manipuloheshin tmerresisht.
gazetari eshte nje publicist i bixhozit kjo semundje e rrezikeshme per tere shoqerine .duhet kuruar me vendosmeri duke vaksinuar tere popullsine me programe shkencore edukim te perditeshim ne shkolla vendimi me revolucionar i tere lketyre viteve duhet mbeshtetje.kush kritikosh i eshte prekur paraja e piset qe fitonte
Nuk ka turp kjo gazetare e KAZANIT qe vajton per bixhozin!
Kemi jetuar shume mire pa kazino ne te kaluaren, nuk eshte e vertete qe bizxhozit nuk i vihet fre.