ARRSH njoftim për punimet e kryera në autostradën Tiranë-Durrës

27 Janar 2019, 19:07Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat njofton se janë mbyllur punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve  në autostradën Tiranë-Durrës.

Tashmë qarkullim i mjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment.

Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH.  Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.

Gjatë stinës së verës u bë riparimi i shtresave të asfaltit, ndërsa kjo pasoi me ndërhyrje në vendosjen e tombinave me qëllim pengimin dhe shmangien e përmbytjeve duke u mbyllur përfundimisht me vënien e ndarëseve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje