Mirësevini në qytetin tim… Tiranë!

27 Janar 2019, 12:14Sociale TEMA
Mirësevini në qytetin tim… Tiranë!

Elizabeth Gowing ka më shumë se pesë vite që jeton në kryeqytetin Tiranë. Ajo erdhi këtu për shkak të punës së burrit të saj, e tashjmë drejton një qendër mjedisore dhe mbështet vullnetarët në programet e leximit për komunitetin rom. Pasi mësoi gjuhën, Elizabeth punon gjithashtu si përkthyese.

Historinë e saj në Tiranë, që e quan Tirana ime…e ka publikuar në Irish Times.

Ku është vendi i parë që i dërgoj turistët që sapo shkelin në Tiranë? Një nga pjesët e historisë së Shqipërisë janë bunkerët, mbi 70 mijë të përhapura. Ata janë ngritur gjatë peridhës së komunizmit për tu mbrojtur nga armiku, por mund të them se ishte një veprim paranojak i diktatorit Hoxha. Meqë bunkerët janë ndërtuar për ti mbijetuar çdo sulmi, janë shumë të vëshitra për tu shkatërruar. Trashëgimia psikologjike dhe politike e këtij regjimi është ende e dukshme në Shqipëri, kështu që kur turistët vijnë këtu, nëse nuk i kanë vënë re bunkerët në kodrrat përreth udhëtimit të tyre në qytet, i dërgoj në ‘Këndin e Diktaturës”, aty ndodhet një buker që ka histori brenda. Është mirë që turistët të kuptojnë se sa shumë është zhvilluar Shqipëria duke nisur nga vitet 1991.

Një restorant për të ngrënë një vakt të shijshëm dhe me produkte bio.

Është Mullixhiu, që ndodhet pranë parkut të Liqenit të Tiranës, është një restorant shumë interesant, elegant, me ushqime të shijshme, aty gjen shumë gjëra tradicionale. Ushqimet janë shumë të mira. Aty mund të shijosh kungull me hurma, sallatë me domate të freskëta dhe gjithçka tjetër. Është një vend ku ndërthuret identiteti i shqiptarëve në kulinari, me atë të Mesdheut dhe Perandorisë Osmane.

Kafe Museum është vendi që preferoj shumë, të pi një kafe e ndërkoh që personeli të jep informacione për objektet që ndodhen aty. Ka mobilje tradicionale të gdhendura, gje modele radioje dhe televizorë të prodhuar gjatë regjimit komunist. Është një vend i mrekullueshëm për të shijuar edhe një raki të mirë vendi.

Ish kryebashkiaku i Tiranës, që sot është kryeministër, vuri në pah aftësitë e tij prej artisti, duke i dhënë një dimension tjetër pallateve të Tiranës, me ngjyra dhe modele të ndryshme. E njëjta qasje po ndiqet nga kryebashkiaku i ri, i cili i ka dhënë Tiranës një pamje fantastike dhe më shumë shërbime. Sigurisht, janë ruajtur gjërat historike, si mozaiku i madh në Sheshin Qendror të Tiranës, dhe statuja e Nënë Terezës. Mund të vizitosh xhaminë e Ethem Beut në sheshin qendror të Tiranës. Në Shqipëri ekziston një bashkëjetesë fetare për tu pasur zili.

Po pas një vizite në Tiranë? 40 minuta larg qytetit të Tiranës ndodhet qyteti i Krujës, një qytet historik, ku ndodhet dhe tregu më i madh i gjërave antike dhe punimeve artizanale. Por nëse nuk do të lëvizësh, mund të shkosh tek Pazari i ri në Tiranë, që nuk ka shumë kohë që ka përfunduar dhe të gjithë mblidhen, shijojnë ushqime, pijnë kafe, bëjnë edhe Pazar.

2 komente në “Mirësevini në qytetin tim… Tiranë!”

  1. Bujqesi &Blegtori Viva Albania says:

    E moj moter , per turistet ose ata qe jetojne perkohesisht ne Tallava Albanistan gjithshka qe i ngjason mesjetes eshte perhere terheqese.

    Duket si shkrim i sponzorizuar nga Tema

  2. tema qe nderron "padronet" sipas kohes says:

    Lokale,lokale,lokale,motele,motele,motele,ngrehina betoni pa’fund 70%bosh,hidrocentrale,hidrocentrale,hidrocentrale,ppp,ppp,ppp,comojutra-bichozi per te vjelur popullin ne skamje,bujqesia pertoke ku mafiozja gruaja e deputetit grek te sarandes merr 40% te fondeve te alokuara per fermere,kullat + 30 kateshe qe ngrihen c’do dite si kerpurdhat ku pastrohen parate e mbjelljeve ne Shqiperi dhe UK por dhe ato qe vijne nga amerika latine,holanda etj ne bashkpunim me kasten e te gjitha ngjyrave,vrasje ne pabesi,mina me dhe pa telekomande,kurveri ne ekstrem dhe vese te pa-numerta qe kane ngerthyer shoqerine qe 29 vite…Kjo eshte Shqiperia qe duan..kasta siciljane
    Vazhdoni o dele me servilizmat e peshtira ku ne tropoje dhe veri thuajse gjithandej,nuk ka dasme dhe mort qe fjalet e para i kushtohen “liderit aq te dashur” sali qe u punoi te 99-at,ndersa ne vlore,elbasan,jug ne pergjithesi e njejta sjellje per rilindasit apo lideret shpirterore dhe jo vetem,edvin rilindasi dhe ilir floriri.Popull i “lumtur” dhe i gezuar deri ne ekstaze,por qe vazhdon c’do dite me te njejtin ritem qe nga vitet e 90-ta,te ikjes nga Shqiperia
    Tema,Edhe pse eshte kunder interesave te nggushta te juaja,mos censuroni fjalen e lire sepse nuk kam ofenduar askend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje