Këndi i 40-të i lodrave në Tiranë ndodhet pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Një zonë e degraduar deri pak javë më parë, falë ndërhyrjes të Bashkisë së Tiranës, ajo është transformuar tërësisht: mjedise çlodhëse, shatërvan, rrugica me pllaka dekorative, ndriçim, stola, kosha, pemë dhe lule. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi dhe donatorët inspektuan përfundimin e punimeve, ku theksoi se shprehja bashkimi bën fuqinë në Tiranë vlen më shumë se kudo tjetër.
“Në tollovinë tipike shqiptare, ku çdo gjë është kthyer në kompensim prone, e privatizuar, e zaptuar, e legalizuar, e hipotekuar, mundëm të gjejmë një hapësirë dhe të ‘qërojmë’ disa prona, të cilat i shpëtuan kësaj zallamahie. Me agjencitë e bashkisë dhe me miqtë donatorë e filluam punën për vit të ri dhe e mbaruam në më pak se një muaj. Një punë kolosale për të transformuar një hapësirë urbane në Njësinë 2”, tha Veliaj.
Nisur nga suksesi i projektit për ndërtimin e këndeve të lodrave në çdo lagje, edhe në këtë lulishte fëmijët e zonës do të gjejnë një hapësirë ku mund të luajnë. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e investimit dhe ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe biznese të tjera, për të kontribuar në shtimin e këndeve të lojërave edhe në zona të tjera. “Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga një kënd lodrash çdo muaj, në 40 muajt që i ka shërbyer qytetit me administratën e re. Ndaj, ftesa për qytetarët është ta mirëmbajmë. Ftoj donatorët e tjerë që të na japin një dorë për të ndërhyrë edhe në sheshe të tjera, që të kemi mundësi të transformojmë edhe realitete të tjera në Tiranë. Nëse qytetarët identifikojnë hapësira, qoftë edhe mes pallateve, ku ose një pronar dashamirës e ofron për komunitetin ose që i ka shpëtuar proceseve të rrëmbimit dhe tjetërsimit të pronave, të na njoftojnë në aplikacionin “Tirana ime”, që të ndërhyjmë dhe të kemi mundësi të sjellim dorën transformuese të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai.
Edhe për 2019-n, në fokus të punës së Bashkisë së Tiranës do të jenë fëmijët. Krahas angazhimit për të vijuar planin ambicioz për ndërtimin e këndeve të lojërave nëpër lagje, këtë vit Bashkia e Tiranës do të nisë me ndërtimin e 17 shkollave të reja, për t’i dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet. “Ndihem shumë krenar që e fillojmë vitin sërish me fokus tek fëmijët. Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje, por do të duhet të shikojmë se si do të vazhdojnë të jenë epiqendra, siç janë të familjes sonë të vogël, ashtu edhe të familjes sonë të madhe të Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
Deputetja e PS, Vasilika Hysi falenderoi bashkinë për vëmendjen e shtuar ndaj komunitetit të kësaj njësie dhe u bëri apel edhe kompanive të tjera për të kontribuar për qytetin. “Do të doja të falenderoja në emër të banorëve të Njësisë Administrative Nr. 2 të gjithë donatorët, por edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, për këtë vëmendje të shtuar ndaj përmirësimit të kushteve sociale të këtij qyteti. Shumë faleminderit dhe uroj e shpresoj që edhe donatorë të tjerë do i bashkohen iniciativave shumë të bukura që ka Bashkia e Tiranës”, nënvizoi Hysi.
Për herë të parë, në këtë lulishte u integrua edhe rrugica e bimëve kacavjerrëse si jargavanë e trëndafila, bimësi autoktone e qytetit të Tiranës, ku më së shumti gjendet në shtëpitë e vjetra tiranase, nga ku ngjyrat edhe aroma çlodhëse do t’i sjellin qytetit një peizazh dhe ndjesi unike.
Në realizimin e projektit dhanë një ndihmë të veçantë Banka “Credins”, shoqëria “SIMA-COM” sh.p.k, përfaqësuar nga z.Simon Marku, si edhe shoqëria “ROLAND” sh.p.k përfaqësuar nga Roland Marinaj.
Shume i dashuruar pas pemeve te gjata , Kryestari i Bashkise Tiranes! Nje pjese do ti kete blere me paret e mamase?
pese metra toke e mbjellur me dy lule dhe tre peme eshte e veshtire qe te bejne nje lulishte
Ushqim per klone…
Ju legenat e sales qe e shani. Turp te keni . nje njeri qe punon bravo i qofte ..e ka bere tiranen ndryshe konplet. Kurse ne kohen e PD. Vetem kjoska kishte
MOR VELIAJ ,,ATY KA QENE ISH ANEKSI I QEMAL STAFES,,,KISHTE DY FUSHA VOLEJBOLLI DHE NJE FUSHE FUTBOLLI ,,,KU STERVITEJ EKIPI I DINAMOS,,,,PSE I BEN KEND LOJRASH KUR TIRANA KA NEVOJE PER FUSHA FUTBOLLI,,QE EDI RAMA KY SHKATARRUES I TERRENEVE DHE FUSHAVE SPORTIVE I ZAPTOI DHE I KTHEU FUSHAT E GJELBRA TE FUTBOLLIT NE PALLATE,,MALLKUAR QOFSH I EDI RAMA BE BREZ TE BREZAVE…..
Erjonit bravo sepse kjo tregon që taksat kanë shkuar për qytetarët dhe jo në xhepat e mafiozëve.Kur ishte Luli nuk dëgjuam një punë të saktë vetëm prishi atë që kishte ndërtuar Rama me taksat .Pas fitores Erjoni vetm ndërtime kemi dëgjuar dhe fjalë të mera.Kuptohet paret janë të qytetarëve të Tiranës por ato nuk vidhen dhe këtu është merita e drejtuesit të ruajë paret e qytetarëve dhe të ndërtojë gjëra të mira për ta.Tërë që shkojnë Tiranë vetm fjalë të mira dëgjojmë,prandaj mos i shohim gjërat me syrin e partive por me syrin e të mirë të publikut.