"5 mijë trupa në Kolumbi", John Bolton zbulon padashur planin për krizën në Venezuelë

29 Janar 2019, 21:38Bota TEMA

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidetnit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ka paraqitur gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, disa shënime konfidenciale nga blloku i tij, në të cilat thuhet se në rast të përshkallëzimit të tenisoneve në Venezuelë, SHBA do të dërgojnë rreth 5000 ushtarë në Kolumbi.

Gjatë kësaj konference, kur ai njoftoi për sanksione ndaj industrisë së naftës të Venezuelës, Bolton mbajti shënimet e tij në drejtim të kamerave, më ç’rast edhe u fotografuan nga mediat e pranishme.

Në të ishin shkruar dy fjali: “Afganistan, mirëpresim bisedimet” dhe “5 mijë trupa në Kolumbi”.

Gjatë konferencës, Bolton nuk do të përjashtojë përdorimin e trupave amerikane në Venezuelë duke bërë thirrje për forcat e sigurisë që të pranojnë transferimin paqësor, demokratik dhe kushtetues të pushtetit.

Ne kemi parë personelin zyrtar dhe ushtarak të Venezuelës duke e ndjekur këtë thirrje,” shtoi ai, duke cituar dëbimin këtë fundjavë të atasheut ushtarak të vendit në Uashington.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione kundër kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës në një përpjekje të koordinuar me udhëheqësin kryesor të opozitës për të dëmtuar bazën e pushtetit të presidentit Nicolas Maduro. ​

Zyrtarët e Pentagonit, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës, thanë se Departamenti i Mbrojtjes nuk kishte marrë ndonjë urdhër për këtë qëllim.

Në pyetjet për bllokun e Boltonit, Shtëpia e Bardhë vuri në dukje deklaratat e presidentit Trump se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në lidhje me Venezuelën.

Tensionet midis kësaj të fundit dhe SHBA-së, që janë të tilla për shumë vjet, kanë kaluar në nivele krizash javën e kaluar, pasi Trump njohu opozitarin Juan Guaido, si president të Venezueles.(TemA TV)

1 komente në ““5 mijë trupa në Kolumbi”, John Bolton zbulon padashur planin për krizën në Venezuelë”

  1. Asi11 says:

    Ah more shtete te fuqishme servila ose frikacake po bashkonju nje here te gjithe kunder Amerikes e mos e lini te brje si te doje ajo ne te gjithe boten .Ajo eshte shkaktare e te gjitha luftrave ne bote ajo don qe ne tere boten drejtusat ti vendos ajo dhe po te veprojne edhe ato ne kundershtim me porosite (urdhrat ) e amerikes i zhduk edhe ato biles fizikisht . Ajo vete armatoset me armet me moderne dhe kimike e atomike ndersa te tjeret nuk don qe te armatosen siç eshte rasti i Kores Veriut kohet e fundit . Gjithashtu sulmon vendet e pasura me nafte dhe qe drejtuesat e keture shteteve nuk i vine sipas avazit se ata tjeret qe u vine sipas avazit sado diktator e kriminela qe te jene nuk u thot gje . Kush ja dha te drejten e xhandarit nderkombetare amerikes -askush . Po keshilli sigurimit perse eshte per te vrare miza ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje