FOTOT: Tunel lundrues në Norvegji, do kushtojë... 40 miliardë dollarë

29 Janar 2019, 13:07Lifestyle TEMA
FOTOT: Tunel lundrues në Norvegji, do kushtojë... 40 miliardë

Akujt, fjordet dhe malet e mrekullueshëm e bëjnë Norvegjinë një vend me pamje fantastike natyrore. Por terreni i thyer nuk e bën shumë të lehtë transportin nga njëra pikë në tjetrën.

Në bregun perëndimor jetojnë 1/3-a e 5,3 milionë banorëve të shtetit dhe një udhëtim prej 1100 kilometrash nga Kristiansand për në Trondheim iu merr atyre 21 orë dhe 7 kalime me target, shkruan a2.

Qeveria norvegjeze po mendon që ta përgjysmojë këtë kohë, me një projekt të fjalës së fundit të teknologjisë, që do të kushtojë 40 miliardë dollarë.

Plani i saj është të ndërtojë një tunel kalon tej për tej shkëmbinjtë ujorë, ndërsa pjesa më ambicioze është një tunel nënujor lundrues që do të lejojë makinat të udhëtojnë në një thellësi 30 metra nën nivelin e detit.

Nëse ia del të realizojë këtë vepër, Norvegjia do të vendoste një rekord botëror, duke kaluar në këtë nismë shtete si Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, të cilat po shohin realizimin e projekteve të ngjashëm. Punimet janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2050.

1 komente në “FOTOT: Tunel lundrues në Norvegji, do kushtojë… 40 miliardë dollarë”

  1. ATZ says:

    Ne zgjedhje me cfare shkojne keta norvegjezet me certifikate apo karte identiteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje