Historia e pabesueshme: 50-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga Tirana, bëhet nënë për herë të parë

29 Janar 2019, 12:16Sociale TEMA

Një 50 vjeçare me aftësi të kufizuar është bërë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatëzanie të vështirë që ja doli të finalizohej me sukses, falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital, duke i garantuar edhe kujdesin e mëtejshëm për të dhe të porsalindurën.

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çif personash me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për tu bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në gusht të vitit 2018, Gëzimi i është drejtuar me një email ministres Manastirliu për t’a mbështetur për qëndrimin në spital, për vijimin e shtatëzanisë së gruas së tij.

“Përshëndetje znj. Ogerta. Unë jam Gëzimi, bashkëshorti i Zenepes.

Të dy si çift jemi me aftësi të kufizuar (karrige me rrota) dhe së bashku jemi takuar në ambientet e punishtes Mirësia, ku ju keni shpërndarë karrige me rrota.

Por sot po ju drejtohem personalisht për një arsye shumë më madhore. Bashkëshortja ime Zenepja është shtatzënë dhe jemi shumë të lumtur për këtë mrekulli.

Por do tju lutesha të na ndihmonit që shtatëzaninë Zenepja ta kalojë në spital për shkak të vështirësisë së madhe që paraqet rasti ynë”

Ministrja Manastirliu i është përgjigjur menjëherë dhe prej 5 muajsh, çifti Pirja jetonin në një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe ata kanë ndjekur biznesin e tyre familjar (një kopësht për fëmijë) nga dhoma e maternitetit nëpërmjet sistemit të kamerave. Shtatëzania nuk ka qenë e lehtë por është finalizuar me sukses.

Dje ka ardhur në jetë El’Ana që gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj.

Prindërit shprehen se e kanë quajtur El’Ana (Zoti na u përgjigj) dhe falenderojnë ministren dhe stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzanie të pazakontë.(TemA)

3 komente në “Historia e pabesueshme: 50-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga Tirana, bëhet nënë për herë të parë”

  1. Astriti says:

    Urime familjes Pirja dhe jete te gjate vajzes se tyre.Per te ardhur keq qe gezimi i tyre i jetes shoqerohet me propaganden e rradhes te ministres se qeverise se propagandes e cila pa pike turpi merr merita edhe per gjera fare minimale qe i ka per detyre ti beje.Krevati dhe supa e spitalit nuk kushtojne asgje dhe i paguajne shqiptaret per ata qe kane nevoje.Ajo qe i kane bere shendetesise ministrja dhe shefi i saj,hamshori Skenderbe,jane vjedhjet e miliarda lekeve me check up,koncensione dhe investime spitalesh dhe pajisjesh atje ku nuk kane ngelur as njerez dhe as mjeke,sepse atje vidhet me shume.Duke i vjedhur dhe shperndare miliardat e shendetesise ne gjera te kota e te panevojshme,kane lene ne dite te hallit spitalet e Tiranes qe i sherbejne gjithe Shqiperise dhe i kane dhene arratine mjekeve dhe infermjereve me te mire qe ka vendi te cilet i paguajne rroga me pak se sekretaret dhe pastrueset e zyrave te tyre luksoze.Kjo organizate mafioze dhe ordinere qe qeveris kete vend ka vene rekorde te padegjuara me pare per vjedhje dhe propagande.I kane bere llogarite,sa me shume e varferoje,aq me kollaj ja bejne njerezise lavazhin e trurit.

  2. Fjona says:

    Jete te gjate vajzes! Cuditem me titullin bombastik sepse ky nuk eshte ndonje rekord,as boteror dhe as shqiptar.Ne te gjithe boten ka vazhdimisht gra qe behen nena rreth moshes 50 vjec me fekondim ne epruvete.Edhe ne Shqiperi ka pasur raste nenash mbi 50 vjec.

  3. Ela says:

    Ky eshte nje gezim i madh per familjen dhe do te ishte vertet nje lajm i mrekullueshem sikur merita ti jepej atyre qe u takon vertet dhe jo pushtetit qe nuk ka lidhje me kete pune.
    Ky sukses me sa duket eshte arritur fale mundesive financiare qe ka pasur cifti dhe fale perkushtimit dhe profesionalizmit te mjekeve te maternitetit.Sa per politikat e Manastirleshes dhe shefit te saj,ato vetem sa e kane cuar ne gremine dhe depresion gjithe sistemin shendetesor.Para pak ditesh u publikua ne media se ne 2-3 vitet e fundit eshte shumefishuar importi i ilaceve kunder ankthit dhe depresionit te cilat shqiptaret po i konsumojne ne mase per shkak te lumturise qe ju ka sjelle kjo qeverisje mafioze dhe harbute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje