Ngujimi te Juridiku, dekani i bën kërkesë ministrisë: Duam ambiente për mësim

28 Janar 2019, 13:00Sociale TEMA

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.

Kërkesa e Dekanit vjen në një kohë kur studentë që duan të bëjnë mësim janë përplasuar me disa nga studentët që janë ende të ngujuar në  ambientet e Fakultetit Juridik.

Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. 

Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.

Ne duam të realizojmë programin arsimor, ndërsa pjesa tjetër realizohet nga institucionet që e kanë për detyrë këtë punë.

Disa dalin dhe me maska dhe e keni parë që kanë krijuar konfrontime dhe kanë bërë gjëra të pahijshme”.– thotë ndër të tjera dekani i Juridikut në kërkesën e tij. (TemA)

6 komente në “Ngujimi te Juridiku, dekani i bën kërkesë ministrisë: Duam ambiente për mësim”

  1. Gaqi says:

    Dergoni Dhorin per negocime

    1. Grigor says:

      Ambjentet e fakultetit nuk mund te merren peng, as nga studentet, as nga pedagoget. Kjo nuk eshte zgjidhje.
      Monika dhe Basha do dergojne nje grup ngujues edhe tek ambjenti tjeter. Pse keshtu do vazhdohet.
      Vetem rruga eshte publike, dhe ate duhet te jesh nhe grup shume i madh protestuesish qe ta bllokosh.
      Universiteti ka emrin publik, oir ambjentet nuk Jane publike.
      Ne vend te organizata partiake, duhet te egzistoje Unioni Studentor, ose më shqip, Bashkimi Studentor, I cili mund te beje greve edhe te pergjitheshme, por Jo bllokim te ambjenteve. Kjo ndalohet me ligj.
      Bashkimi Studentor duhet te jete organizate Jo partiake dhe ka pune vetem me autoritetet universitare dhe qeverine. Partite nuk hyjne fare ketu, sepse ajo parti qe eshte opozite sot, do jete qeveri neser.
      Por edhe Rames i leverdis kjo gje, sepse keto ngujime i nxjerrin bojen studentëve protestues dhe LRI-se.
      Te dy palet e kane me hile, por vetem studentet po bien viktime te iPhone-ve falas. Ata Jane humbesit me te medhenj, kur mund te ishin bere vertete fitues.
      Turp.

  2. Alb says:

    Kerko policine Dekan, leri llafet

  3. Alb says:

    Kerko policine Dekan leri perrallat

  4. Flutura says:

    Ku do t’i gjeni leket per qera?
    Fakultet drejtesie ku jepen leksione si te pushtohen e mbahen te pushtuara ambjentet publike? Turp per kete dekan, qe justifikon pushtimin e ambjenteve. A gjen ky dekan ndonje ligj ne legjislacionin shqiptarvse si mund te largohen pushtuesit e ambjenteve te perbashketa ne menyre ligjore? Vetem sistemit te drejtesise nuk i perket ky person dhe trupa e tij pedagogjike. Ishte e turpeshme konferenca e tij per shtyp. Nuk gjen te dyte te tille vec Konit e Kules. Jo, juve nuk duhet te jeni pjese e sistemit te drejtesise; aq me pak dekan apo lektor ne ate fakultet. Ju duhet te shkarkoheni menjehere, me te gjithe ata qe mbeshtesin pushtimin dhe rremujen e krijuar nga “daket” e koheve moderne. E turperuat kete vend ne syte e botes.

  5. Albani says:

    Nuk e kuptoj pse Dekani nuk kerkon nderhyrjen e policisë për te liruar deren nga 10 persona qe jane militant partiak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje