Gjendja e akseve rrugore në vend si pasojë e motit të keq, vazhdon të jetë delikate.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për rrugët kryesore të vendit ku thotë se janë të hapura dhe qarkullimi mund të kryhet.
Ndër të tjera njohtohet:
“Të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.
Në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.
Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
Zalldardhe-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Trebisht-Doganë”, njofton ARRSH. (TemA)
..megjithese Rama i “bariti ” me kembe te ashtuquajturat rruge qe lidhin fshatrat e zones se fushen se Korces me qytetin e e KORCES se tyre te dashur , rruge keto shekullore , ato perseri mbeten “rruge vdekje “, pasi riparimi i tyre eshte qesharak ..!.. Ne to nuk mundet te kembehen dy makina ne kohe veres dhe jo me ne dimrin gjashte mujor , ne kohen qe duke kaluar ne to , fusha “flet ” :kjo eshte pune kriminale ..!.. Ekspertet le te bejne verifikimin e komentit tim ..! Nuk mundem te permend “kriminelet ” e tjere para ardhes , qe cuditem si barasin te lire dhe krekosen ne parlament ..!