Sonte në “Dritare me Rudinën” në News24 janë trajtuar histori tragjike të familjes së tronditur shqiptare. Një prej tyre dhe vrasja në Zallbastar për nder, ku vëllai i një 20-vjeçareje të martuar goditi duke i shkaktuar dëmtime të mëdha që sollën më pas vdekjen, të dashurin e motrës, e cila përfundoi pas hekurave me gjithë bashkëshortin pasi nuk treguan për krimin.
Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës, ka tentuar të japë një shpjegim pse ndodhin ngjarje të tilla. Ai tha se zona e Zallbastarit është shumë e vështirë dhe mungon jeta sociale.
“Unë kam pas rastin të shkoj nja 3 herë në Bastar. Një zonë që për fatin e keq mungon infrastruktura. Në stinën e dimrit është shumë e vështirë, mungesa e një jete sociale.
Një vajzë 20-vjeçare me një shkollim 9-vjeçar dhe pastaj e braktisur. Njeriu nuk është aq për t’u hedhur në rrugë, aq më tepër një femër. Në moshën më vitale të mos bësh asgjë thjesht të pasurit një bashkëshort.
Nuk vjen si shkak i natyrshëm i një dashurie të mirëfilltë. Vjen si martesë me mblesëri. Shumica e tyre kanë rrënjë nga martesa të imponuara apo martesa me mblesëri.
Nuk ka komunikim. Ka njerëz që nga mosha madhore deri sa të vdesin nuk kanë kryer një komunikim të mirëfilltë, trup e zemër.
Mund të jetë bashkëshorti, mund të jenë prindërit. Ka raste që persona të tillë mund të shfaqen. Ndihet i pafuqishëm si mashkull si burrë dhe arrin këtë”, tha Gurra.
Sociologu Gëzim Tushi, shpjegoi fenomenin ‘prostitucion i maskuar’. “Lidhja martesore apo seksuale është bashkimi më i lartë njerëzor. Kemi lidhje seksuale brenda martesës që nuk kanë asnjë vlerë.
Ajo vajzë 20 vjeçe në një martesë që ende nuk ka nisur të ndryshket, të koracet, dmth ende nuk kanë mbaruar mjaltin.
Njihet në sociologji si prostitucion i maskuar që një vajzë martohet me dikë që nuk e do, e shkon se i thonë prindërit”, tha Tushi.
gezuar ramazonin,dite te ”lumtura” u presin mer qafira muslims…………..
Shtepia, nuk mund te kthehet ne motel.
As nuk shkohet tek shpia dashnores dhe as nuk mund te futet dashnorja ne shpi.
Gjithashtu, as institucioni ku punon, nuk mund te jete vendi i lidhjeve jashtemartesore, vecse i dashurise se paster.
Po theve keto kode, kete fund do te keshe.
Po ti mer Muti i Tiranes per ca jete sociale e ke fjalen. Ku merr vesh ti dhe muslimont e devotshem nga jeta sociale e komunikimi me grate. Ik qerohu e mos futi naj dajak gruas ke shpia.
Keto gjera nuk shpjegohen as nga Myftiu e as nga Sociologu por nga Psikiatri. Ne te gjithe boten zonat rurale jane pa jete sociale e jo vetem tek ne. Kjo eshte individuale
Duhet te ligjerohet poligamia d.m.th qe nje burre te mare deri ne 7 gra .e ka bere natyra.se Po qihen njerezit fshehurazi neper kasolle e stalla se u vine turp nga dynjaja te dalin hapur.
Ik or legen shko puno parazit muti