Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën se po merr peng fakultetet.
Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali tha se ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës.
“Ligji ngarkon rektorin e UT qe te kerkoje nderhyrjen e policise per clirimin e ambienteve, ndaj nuk nderhyjme dot, pasi nuk na eshte kerkuar ndihma.
Nuk e themi për t’u shfajësuar, por qeverisë nuk i është kërkuar asnjëherë ndihma për të zhbllokuar universitetin. Kuadri ligjor e bën të pamundur.
Kemi vullnetin e mirë për të dialoguar me faktorët. Për fatin e keq, nuk kemi të bëjmë më me protestë të studentëve.
Pakti për Universitetin përfshin ulje të tarifave dhe transformim të godinave. Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite.
Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore
Kjo është një shfaqje ekstreme e një pozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership. Pjesa më e madhe e fakulteteve dhe Universiteteve janë çliruar, por disa bojkotues kanë marrë peng Fakultetin e Drejtësisë.
I bëjmë thirrje rektorit për t’iu përgjigjur studentëve, ose nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër të na e thotë. Na shqetëson pengmarrja e fakultetit të drejtësisë”- tha Spiropali.
Studentët duhet të protestojn vetëm të shtunave 20 minuta. Ku të vihet në dijeni rektori i universitetit me shkrim si dhe arsyeja. ,dhe jo bllokim pa kuptim.
Edhe kjo tryryfyçka Erisa Spuropali ashtu si lali mduket se marka ate zhiven e kuqe… Varu l…!
Nuk te takon ty moj sharabajge te nderhysh ne politiken e brendshme ketu!
Meso te flasesh shqipen zyrtare njehere!
Arrestojeni Rektorin per shkeljet qe ka bere.Ku jane freshistat pse nuk denoncojne
Kane mbetur vetëm lristat e haremit veror te Jales dhe këtyre ju eshte infektuar virusi i hardallosjes ne Haremin veror te Jales dhe ky virus eshte i pashërueshëm prandaj lerini këta laraskat nen kujdesin e Kejdi dhembcakalles dhe Epshurr Brahimkarit ne mjerim te plote dhe nen urrejtjen gjithë kombit, te ngujuar ne fakultet si ngelsa mjerane dhe te izoluar nga pppulli
Protesta e studenteve duhet te mbetet e paster nga nderhyrjet e cakenjve te Pd e Lsi dhe te mos devijoje nga kerkesat qe i perkasin te drejtes per studim dhe ligjit per universitetet publike.Vetem keshtu i bejne nje sherbim vetes dhe vendit.