Bashkia e Tiranës: PD mashtroi qytetarët, po shtojmë mënyrat e pagesës për parkingjet dhe lehtësojmë shërbimin

30 Janar 2019, 16:44Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të PD për mënyrën e administrimit të parkimit në qytet nga Tirana Parking. 

Regimi i plotë i Bashkisë:

Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se Partia Demokratike përhapi sot qëllimisht një lajm abuziv dhe të pavërtetë lidhur me mënyrën e administrimit të parkimit në qytet nga Tirana Parking. 

Në respekt të informimit të drejtë dhe transparent të qytetarëve të saj, Bashkia e Tiranës dëshiron të theksojë se Vendimi i Këshillit Bashkiak “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet, siç dezinformoi qëllimisht sot Partia Demokratike. 

Siç shprehet qartë edhe në relacionin shoqërues të VKB-së, aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. 

Por, jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë për të patur kredit të mjaftueshëm në telefonat e tyre për kryerjen e pagesës, e për pasojë ata kanë kërkuar me të drejtë metoda të tjera alternative për kryerjen e pagesës së shërbimit të parkimit.

Për këtë arsye, por edhe nga nevoja për t’u krijuar lehtësi shërbimi qytetarëve të saj, Bashkia e Tiranës ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor. Ashtu siç funksionon edhe sot, pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës.

1 komente në “Bashkia e Tiranës: PD mashtroi qytetarët, po shtojmë mënyrat e pagesës për parkingjet dhe lehtësojmë shërbimin”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    A ju jeni debila. Po mire mo une qe dua te paguaj me karte krediti apo debiti dhe jo me sms apo cash si t’ja bej. Une vij kaloj dy jave pushime dhe nuk kam nr shqiptar, kam sherbimin nga numri i vendit nga vij dhe nuk dua te marr numer shqiptar si t’ja bej qe ti coj sms lali eurit per parkimin? Po vini pajisje pagese si gjithe dynjaja o ju shpelafte panuklla, krijoni nje app per smartphone qe robi te kete mundesi ti paguaj nepermjet aplikacionit si gjithe robt. Po dhe ate transportin publik rregullojeni qe te jete me i shpeshte e stacionet me te shkurtera, bejeni qe mos ndaloje busi ne cdo stacion po vetem aty ku e therret udhetari qe ka per te zbritur ne meyre qe te shmangen ndalesat e panevojshme. Biletat bejini qe udhetari te paguaje nje here e te kete te drejten e nje transfere falas ne nje autobuz te nje linje tjeter te tiranes. Nqs lali euri do te demotivoje njerezit te dalin me makine ath duhet qe tju ofroje nje alternative pothuajse njesoj komode si makina nepermjet transportit publik, se mire ne vere del robi ne kembe apo me biciklete po ne dimer si tja beje? Hiqni fatorinot e leshit nga busi dhe vendosni pajisje pagese me karte. shtoni vendparkimet e bicikletave meqe doni ta beni si amsterdami tiranen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje