Shahini në Komision: Katër nene në Ligjin e Arsimit të Lartë do ndryshojnë, ofrojmë zgjidhje e transparencë

30 Janar 2019, 10:31Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini e pranishme në Komisionin e Mediave dhe të Edukimit foli për katër ndryshimet që do të bëhen në Ligjin e Arsimit të Lartë.

Sipas ministres, ndryshimet nisin që nga përfaqësimi i studentëve, rritja e peshës së votës nga 10-50 për qind si dhe përfaqësim në senat dhe në bordet e menaxhimit.

Me këto ndryshime, studentët siç shprehet ministrja do të kanë mundësi të zgjedhin përmes votës se kush duhet t’i përfaqësojë ato.

E para e ministrisë së Arsimit në dëgjesë para Komisionit të Medias, i cili drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi premtoi transparencë për fondet dhe shpenzimet në universitete.

“Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Rritja e përfaqësisisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet  nga persona me një ekspertizë shumë e lartë.

Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim  që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.

Në asnjë rast nuk është i prezantuar studenti në masën 50%, nuk kemi parë raste. Në zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve, studentit i kërkohet ekspertizë se kush do ta udhëheqë universitetin,

Nuk e kemi parë një model që studenti të ketë një vendimmarrje të tillë, studenti hyn e del aty, nuk qëndron kohë të gjatë nuk mund të jenë vendimmarrës për ata që do të jenë udhqëheqes për ata që do të jenë aty për kohë më të gjatë

Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet.

Ky  informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën dhe të gjithë do të ketë të njëjtën qasje, që të dinë se si shpenzohet buxheti për universitetin”, tha mes tjerash ministrja Shahini.

Deputetja e LSI, ka kërkuar që kërkesat e studentëve të bëhen ndryshime në ligj: Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill.

U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shown, por të bashkohemi për të ardhmen tonë.

 

3 komente në “Shahini në Komision: Katër nene në Ligjin e Arsimit të Lartë do ndryshojnë, ofrojmë zgjidhje e transparencë”

  1. hekimi says:

    studentet, gjinia femerore ..pra ato studentet..po ata mor te hengert atoja

  2. Mini says:

    Besa Shahini nuk duhet te vazhdoje rrugen e minisrtres nikolla e cila e ka masakruar arsimin me emerimet qe ka bere. Drejtoreshe DAR PA ASNJE LLOJ CV APO SHKOLLIMI CILESOR. PER CFARE ARSYE RRI AJO AKOMA. Drejtueset e shkollave mesueset me te dobta . dhe njerezit me te liq . Ne shkollen Emn Duraku drejtoresha ka mbaruar per ciklin e ulet me korespodence dhe burrn e ka pas ne burg……. etj…vetem kaq eshte korrukuimi i saj dhe per me teper ka qenen magaziniere . Nendrejtoreshe eshte gruaja e ish drejtorit te hipotekave e cila ka qene drejtoreshe dhe kur humbi LSI nderroi karrigen me nedrejtoreshen e cila eshte drejtoresha aktuale dhe kjo ne vend te saj. dhe kjo as kushtet minimale nuk i ploteson ka qene tere jeten pa pune pastaj mos tef lasim per CV e kesaj. Krim qe shkollat me te mira drejtohen nga keta njerez nese vazhdohet keshtu dhe ato akoma vazhdonje ne vende pa merite mjere femjet dhe mjere e ardhmja jone. MUnd ti verifikoni sepse cdo gje e shte shume e vertete dhe po ju themi ja ujku mo sthoni ku jane gjurmet…. zhdukini njehere e me pare te tilla gangrena qe vetem shkaterrrim bejne kudo qe vene dore e kembe. kalojani pak kete mdg ministres aktuale te arsimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje