“Afat deri në darkë”, ministrja Shahini u përgjigjet pedagogëve: Bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjete të nevojshme dialogu

1 Shkurt 2019, 13:43Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar në mesditë se takimi me pedagogët nuk ka prodhuar rezultat konkret e as dakordësi mes palëve, por sipas saj, kjo eshte krejt normale.

Në një deklaratë për mediat, duke folur rreth takimit të sotëm, ajo ka thënë prerë se “bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjetet e nevojshme në një situatë kur vëmendja jonë është te arsimi i lartë dhe kemi nisur procesin e dialogut”.

Ministrja ka theksuar se i ka përgëzuar pedagogët për nismën e tyre dhe përpjekjet për të mbledhur asambletë.

“I ftova për t’i shpjegur paktin për universitetin, dhe se kemi qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë.

Nuk u dakordësuam, por është krejt normale.

Takimi shërbeu për të shuar edhe keqkuptime që disa pedagogë kishin për paktin, ne do të vazhdojmë ti dëgjojmë të gjithë por do të vijojmë duke udhëhequr.

Për të arritur në fund tek një kontratë mes qeverisë dhe studentëve”- tha ajo.

5 komente në ““Afat deri në darkë”, ministrja Shahini u përgjigjet pedagogëve: Bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjete të nevojshme dialogu”

  1. Cuku says:

    Po pse e ul nivelin kaq poshte moj znj, Ministre!?
    Dhe ke takon ?
    Mark.Markun. Agron Qenmarkaj ,dhe ata Halete e tjere qe I emerovi Berisha pedagoge,,,
    Keni mare vota per te qeverisur dhe jo per ti krehur bishtin ketyre Nevojtoreve ne.Arsim

  2. Alb says:

    Nuk e kane hallin tek cilesia e arsimit, i shkojne Saliut e Monikes nga pas

  3. Cobo says:

    Vazhdo rrugen e nisur. Keta nuk Jane pedagog po punonjes partie.

  4. Alban says:

    Mark Marku, Gjon Marku, Zef Marku, Gjin Marku, Nue Marku, Shtjefen Marku jame te gjithve petagog militant te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje