Vaksinimi në Shqipëri ka filluar kohë më parë, që me vaksinimin kundër tërbimit, një nismë e fondacionit Rockefeller.
Në vitet ‘60 filloi vaksinimi ndaj sëmundjeve infektive, që parandaloheshin nga vaksinat.
Fillimisht sfida kryesore ka qenë vaksinimi ndaj lisë apo variolës, ku Shqipëria iu bashkua gjithë vendeve për zhdukjen e saj (e vetmja sëmundje në botë e zhdukur plotësisht në botë nga vaksina)
Më pas filloi prodhimi i vaksinave në vend -(prodhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik), si ai i vaksinës ndaj difterisë, prodhimi i vaksinës ndaj kollës së mirë, etj. , ndërsa më vonë filloi edhe vaksinimi ndaj poliomelitit, tetanozit etj.
VAKSINIMI PAS ’90-ËS
Pas viteve ’90 pati dëmtim të programit të vaksinimit.
Më parë vaksinat prodhoheshin në vend dhe vetëm një pjesë e tyre importohej. Pas viteve ’90-të, ky prodhim u ndërpre, sepse nuk ishte kosto-efektiv: Për shkak të numrit të vogël të lindjeve, çmimi i prodhimit shpesh ishte më i lartë se ai i përdorimit.
Në këtë mënyrë pati ndërprerje të programit të vaksinimit, që për shumë kohë u mbështet nga UNICEF dhe OBSH, por njëkohësisht u krijua programi ndërkombëtar i vaksinimit.
BIE VAKSINIMI NË SHQIPËRI, REFUZIMI NGA TË ARSIMUARIT DHE GRUPET FETARE
Vaksinat janë konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë, që prej fundit të shekullit të 18-të. Ato kanë ndihmuar në një reduktim të ndjeshëm të shumë sëmundjeve infektive, si: difteria, fruthi etj., dhe kanë çuar thuajse në zhdukje të sëmundjeve, si: poliomeliti apo variçela. Për shkak të programit të imunizimit të shekullit XX shumë prindër në ditët e sotme nuk janë ndeshur me sëmundje të parandalueshme nga vaksinat dhe nuk janë të vetëdijshëm për potencialin e vaksinave. Rishfaqja e fruthit në vendin tonë, një sëmundje, prej së cilës nuk kishte pasur asnjë rast që në vitin 2007, por që u rikthye me qindra të prekur dhe me disa vdekje në fund të vitit 2017, gjatë 2018-ës dhe 2019-ës është dëshmi për diçka të tillë. Vetëm gjatë tre javëve të para të janarit të këtij viti, në Shqipëri janë identifikuar mbi 30 raste të të prekurve me fruth, ndërsa një foshnjë 4 muajshe humbi veten për shkak të komplikacioneve të fruthit.
RIVAKSINIMI PËR FRUTHIN DHE POLIOMELITIN
Mosvaksinimi apo vaksinimi me vaksina që nuk janë ruajtur mirë gjatë kësaj periudhe ka qenë arsyeja edhe për shpërthimin e epidemisë së poliomelitetit, pas viteve ’90-të.
Sipas Binos njerëzit e kësaj grupmoshe janë rivaksinuar në masë në vitin ’97, porse është mirë që secili prej tyre të tregojë kujdes nëse e kanë bërë apo jo sërish vaksinën e poliomelitit.
Bino bën me dije se kultura e ulët e vaksinimit është një arsyeja kryesore se pse Shqipëria, por jo vetëm po përballet sërish me fruthin.
Ajo bën me dije se prindërit shpesh marrin informacion të gabuar antivaksinim dhe vendosin të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, apo të shtyjnë moshën e vaksinimit.
Tirana është qyteti me kulturë më të ulët të vaksinimit, gjë tepër e dukshme sidomos në vaksinën ndaj fruthit.
Mbulesa vaksinore për fruthin- Tabela
Mbulesa vaksinale në Shqipëri
Diçka e tillë është e dukshme sidomos në grupe të caktuara të popullatës, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin.
Bino bën apel që vaksinat të bëhen në kohën e duhur, ndërsa ndalet specifikisht në vaksinën e fruthit, duke vërejtur se nuk ka asnjë lidhje midis kësaj vaksine dhe autizmit.
Përhapja e fruthit së fundi ka bërë që shumë nga prindërit t’u drejtohen qendrave shëndetësore për vaksinimin e fëmijëve, megjithatë ka ende fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar, pavarësisht se duhej ta kishin bërë prej kohësh vaksinën.
Veç fëmijëve të vegjël dhe të lindurve në vitet ’80-’90, një grupmoshë tjetër që duhet të bëjë vaksinën e fruthit është ajo 16-20 vjeç.
Diçka tjetër që vihet re në disa raste është se një pjesë e prindërve zgjedhin t’i vaksionojnë fëmijët e tyre në mënyrë private, duke i blerë vetë vaksinat apo duke i porositur nga jashtë.
RUAJTJA E VAKSINAVE
Por, si ruhen vaksinat në vendin tonë dhe sa të efektshme janë ato?!
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, vaksinat ruhen në dhoma frigoriferike, ku monitorohen temperaturat dhe ku temperatura regjistrohet dy herë në ditë. Vaksinat transportohen me kuti të mëdha polisteroli, që krijojnë izolim shumë të mirë dhe që mund ta ruajnë mbi 24 orë temperaturën, kuti që shoqërohen gjithmonë me pllaka të ftohta. Një mënyrë tjetër monitorimi e temperaturave, krahas asaj me termometra elektronikë është përmes vëzhgimit të vetë flakonëve të vaksinave.
Ajo çfarë iu bie si detyrë institucioneve në këtë drejtim është ndërgjegjësimi i komuniteteve të ndryshme në lidhje me vaksinimin, për t’iu dhënë informacionet e duhura dhe të sakta, të cilat vijnë nga burime zyrtare, në faqet sociale dhe adresat e ISHP apo Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe informacione dhe rekomandime nga OBSH dhe organizata ndërkombëtare, që merren me mirëqenien e komunitetit. Në këtë mënyrë synohet të evitohet kërkimi dhe klikimi në rrjetet sociale, të cilat sjellin informacione të rrema, apo të trajtuara në mënyrë të gabuar.
Preza bën me dije se një fushatë e filluar së fundi është ajo e quajtur “Godasim gripin”, porse duhet bërë më tepër përsa i përket programit të vaksinimit, duke shtuar në listën e vaksinave të detyruara disa vaksina, të cilat për momentin nuk janë pjesë e këtij programi.
VAKSINIMI NDAJ ROTAVIRUS, KUNDËR KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS DHE MENINGITIS
Bino flet edhe për futjen në program të disa vaksinave të tjera, siç është ajo e hepatitit A, ndërsa vëren se duhen kryer edhe disa vaksina të tjera, si ajo kundër tërbimit për grupet e riskut, rivaksinimi ndaj tetanozit, apo vaksinat për udhëtarët, të cilët shkojnë në vende të ndryshme, siç është vaksina ndaj etheve të verdha apo vaksina ndaj encafalitit japonez. Ajo vëren se në raport me vende të ndryshme në rajon, por jo vetëm, Shqipëria ka një mbulesë të mirë vaksinale të përgjithshme, por thekson se në Tiranë vaksinimi ka rënë në mënyrë të dukshme, në disa raste nën 90 përqind, gjë që duhet adresuar me urgjencë.
Bino bën me dije se vaksinimi është diçka që duhet të kryhet nga të gjithë dhe deri më tani ky lloj detyrimi nuk është respektuar siç duhet nga institucione të veçanta, siç janë përshembull shkollat private.
Ndërkohë që grupe të caktuar njerëzish vuajnë mungesën e besimit ndaj vaksinimit, i cili është i detyrueshëm për fëmijët 0-18 vjeç, por edhe për personat që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, për personelin shëndetësor, personelin që kujdeset për fëmijë, personat e moshuar, etj., vetë prindërit, së pari duhet të ndërgjegjësohen për përfitimet e vaksinimit dhe ndikimin e tij pozitiv në shëndetin e fëmijëve të tyre.
Shikoni se c’po ndodh ne USA me keta panxharet qe nuk jane vaksinuar. Po ridalin semindje qe quheshin te zhdukura. Ata qe duan te kuptojne pse j shfaqen ps kaq kohesh ndersa refuzimi i vaksinave eshte fenomen qe nisi ne bitet 1990 google « herd immunity »
https://www.youtube.com/watch?v=qUqZGHD_bIY&t=0s&list=WL&index=3 kush di gjermanisht le ta degjoj ose te perkthehet
https://www.youtube.com/watch?v=qUqZGHD_bIY&t=0s&list=WL&index=3 kjo eshte vaksina krim ndaj njerezimit
Po ku ta dime ne se c”fare tjeter fusin ne ato vaksinat, pervec vaksines. Fondacioni Rockefeller dhe Bill Gates, para disa vitesh nepermjet OKB-se, shperndanin vaksina ne Afrike, te cilat kishin brenda edhe kimikate sterilizimi per meshkujt. Dhe kjo nuk eshte teori konspirative, por fakt i pranuar edhe nga vete OKB-ja. Neqoftese doni te beni vaksinat, cojini ne nje laborator te pavarur per analiza te detajuara se cfare permbajne. Vetem atehere mund tu besoni.