Ande Luiz Nassif, një shitës ambulant nga Ribeirao Claro në Paranën veriore, filmoi dhe fotografoi një re të ylbertë.
Spektakli zgjati rreth 30 minuta, e më pas u zhduk.
“ Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Kishte disa njerëz të ulur në një restorant, ata u ngritën për të parë qiellin ”, – shpjegoi autori i videos.
Retë ylber krijohen prej zbërthimit të dritës së diellit, shkaktuar nga pika të vogla uji që rrinë pezull në atmosferë.
Shpesh shfaqen në ditë të nxehta dhe të lagështa dhe shoqërojnë stuhitë. (TemA)