Virtuozi shqiptar Elvin Hoxha Ganiyev në “Musikverein” të Vjenës

2 Shkurt 2019, 19:51Kulturë TEMA

Vjena konsiderohet botërisht si kryeqyteti i muzikës klasike.  Salla “Musikverein” njihet po ashtu për reputacionin e saj në botë pasi lidhet me të edhe orkestra  ikonë e  Filarmonisë së Vjenës si dhe  Koncerti i Vitit të Ri apo  emrat gjenialë si Herbert Von Karajan etj..

Qëllimi i Konkursit Ndërkombëtar i Muzikës në Vjenë është të zbulojë artistët e rinj me personalitet dhe karizëm të shquar dhe t’u japë atyre një mundësi unike për të debutuar në “Musikverein“. Një çmim që mund të hapë rrugë karrierës së tyre ndërkombëtare.

Konkursi ndërkombëtar i muzikës në Vjenë ju krijon mundësinë të interpretojnë në këtë sallë të rëndësishme. Në secilën prej kategorive : artisti i ri, virtuozët dhe profesionistët, ndahen 2, 3, apo 4 çmime.  Muzikantët që marrin çmimet e para të mëdha do të interpretojnë në datën 9 mars në këtë sallë madhështore. Aty do të mbahen edhe recitalet edhe ndarja e çmimeve.  Me fitoren muzikantët fitojnë një rregjistrim audio dhe video që është profesional dhe bëhet në recitalin që mbahet në “Musikverein” dhe u jepet fituesve për qëllime personale, foto profesionale, një pagëse profesionale për recitalin në “Musikverein” dhe ftesa falas për miqte dhe familjarët. Fituesit janë shpallur dje në 31 janar në faqen e internetit të konkursit (www.viennacompetition.com).

Kategoria e Virtuozëve është ajo që përfshin muzikantët nga 20 në 26 vjeç. Në këtë kategori ka garuar edhe violinisti shqiptar Elvin Hoxha Ganiyev. Elvini është mes 10 muzikantëve fitues të njërit prej çmimeve të mëdha dhe që fiton të drejtën e recitalit në datën 9 mars 2019 në sallën prestigjoze. Në të njëjtën kohë Agjencia e Muzikantëve të Manhatanit SHBA, përzgjedh 10 muzikantë për t’i menaxhuar në Amerikë. Elvini është sërish i përzgjedhur edhe nga kjo agjenci. Recital i fituesve në “Musikverein” do të mbahet në datën 9 mars. Në këtë datë do të kryehet edhe rregjistrimi audio dhe video.

Juria ndërkombëtare ka  bërë vlerësimin sipas materialeve video që prezanton secili pjesëmarrës. Një panel ndërkombëtar gjyqtarësh, të pavarur votojnë në mënyrë konfidenciale dhe vota e tyre as nuk publikohet dhe as nuk ndahet. Asnjë prej vlerësuesve nuk duhet të ketë studentin e vetë në garë.

​ “Manhattan Concert Artists” është një agjenci artistësh që është themeluar për të mbështetur të rinjtë jashtëzakonisht të talentuar. Artistët vijnë nga gjithë bota dhe e kanë konfirmuar veten në koncertet ndërkombëtare, me çmime dhe formim të sigurtë muzikor dhe që kanë një potencial të madh për të ravijëzuar, karrierë ndërkombëtare  me premisë që të behën liderë në profesionin e tyre.

Agjencia është një urë lidhëse mes festivaleve ndërkombëtare, sallave, orkestrave, kompanive të rregjistrimit, sponsorëve privatë dhe disa prej muzikantëve me brilantë të brezit të ri. Kjo agjenci merr në drejtim disa nga muzikantët të njohur botërisht.

5 komente në “Virtuozi shqiptar Elvin Hoxha Ganiyev në “Musikverein” të Vjenës”

  1. xx says:

    Ganyev vetem babane ka shqiptar dhe djali nuk eshte rritur dhe shkolluar ketu Ai u shkollua ne Azerbaxhan nga eshte e jema prej te ciles mori mesimet e para.

  2. E verteta says:

    Shume suksese violinistit Hoxha. Por ky artikull ka nje gafe. Nuk quhet salla “Musikverein” por ndertesa. Musikverein ka disa salla brenda si Goldener-Saal (salla kryesaore e Musikverein, aty ku behet edhe koncerti i vitit te ri me Folarmonine e Vjenes), Gläserne Saal / Magna Auditorium (aty ku ne fakt do te zhvillohet koncerti i fituesve te ketij konkursi dhe qe eshte salle shume me e vogel) e te tjera. Nese artikullin e keni marre nga OpusAlb, mos e merrni per faqe serioze, se jane diletante. Nuk dijne as ndryshimin midis salles dhe godines. Lere me per Muziken pastaj….Me te mbara!

  3. Polici says:

    Po çfare shqiptari aman !!! Ky ska lidhje me shqiptarine hic fare.

  4. ZX says:

    KETIJ SI RRUHET FARE PER SHQIPERINE EDHE EMRIN E KISH NDERUAR ….??????????????????

  5. Muzikanti says:

    Ai eshte djali i violoncelistit nga Shkodra Hajredin Hoxha, nenen e ka nga Azerbajxhan. familja jeton ne Turqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje