Nga Enver Robelli
Ministri Pal Lekaj shkruan në profilin e tij në Facebook: «Me vijë mirë, që në këto orë të vona, Kuvendi miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2019. Urime Kosovë». E mjera gjuha shqipe. Po çfarë deshi të thotë Pal Lekaj? Me gjasë: atij i ka ardhur mirë që Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për këtë vit.
«Me vijë mirë…» – kjo tingëllon si gjuha e ndonjë konsumuesi të kokainës në ndonjë klub të Berlinit, Prishtinës apo Zürichut. Pal Lekaj deshi të thotë se miratimi i buxhetit është sihariq i madh. Për ta kuptuar këtë mileti, ai është dashur të shkruajë në mënyrë korrekte: «Më vjen mirë». Sepse fjala «vijë», sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, ka këtë kuptim: «1. Shenjë e zgjatur nga një pikë te një tjetër, që bëhet në një sipërfaqe ose që është pjesë e një vizatimi; çdo gjë që ka trajtën e kësaj shenje. Vijë e hollë (e trashë). Vijë e shtrembër. Vijë e ndërprerë. Vijë anësore (fundore). sport. Vijat e pantallonave. Vija e flokëve. Vijat e fushës së futbollit. Vijat e forcës. fiz. Fletore me vija». Fjalori i Gjuhës Shqipe e shpjegon në 14 pika domethënien e fjalës vijë, por askund nuk gjendet pika e pesëmbëdhjetë, pika e Pal Lekajt: «Me vijë mirë» për «Më vjen mirë».
Pal Lekaj është mjek. Ose ndoshta është «mjekë»! Sidoqoftë, edhe mjeku Lekaj është mirë të shkojë te doktori. Te doktori i gjuhës. Qëllimi i vizitës do të duhej të ishte ky: rritja e vetëdijes gjuhësore. Jo vetëm ministrat duhet të luftojnë kundër egalizmit gjuhësor. Sepse gjuha është një thesar. Ky thesar na shërben për komunikimin tonë të përditshëm. Këtë thesar duhet ruajtur e kultivuar.
Ministrat kanë aq shumë këshilltarë. Aq shumë shoferë. Aq shumë truproja. «Badigarda», siç po thuhet në versionin e ri të gjuhës shqipe. Përse të mos ketë secili ministër një gjuhëtar pranë vetes, i cili i ndihmon atij të menaxhojë si duhet kthesat e lehta dhe më pak të lehta linguistike?
«Kuvendi miratojë…», shkruan dr. Pal Lekaj. Hm. Jo, s’bën kështu. «Kuvendi miratoi…» – kjo është korrekte. Nuk kërkohet nga opinioni që ministri të mbajë ligjëratë publike mbi kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë. As për kundrinorin me parafjalë. Por së paku rregullat elementare të lakimit të foljeve. Ah, jo, zgjedhimit të foljeve. Emrat lakohen, foljet zgjedhohen.
Me formulime si «Me vijë mirë» dhe «Kuvendi miratojë…» Pal Lekaj i ngjan një kalorësi të apokalipsit gjuhësor. Dhe nuk është i vetmi. Një politikan që tani është president para disa vitesh në formularin për deklarimin e pasurisë shkruante se e ka «shtëpin» në «ish-Dragodanë» dhe një «vetur».
Krahas gabimeve në sihariqin e Pal Lekajt në Facebook bie në sy edhe një fjalë: «sponsored». Domethënë: për t’u shpërndarë më shumë fjalët e tij nëpër dynjanë virtuale, dr. Lekaj e paguan firmën amerikane. Nga xhepi i tij apo nga arka shtetërore? Do të bënte mirë t’i tregonte publikut. Jetojmë në epokën e absurdit – dhe nuk duhet të befasohemi nëse për aventurat gjuhësore të ministrit të harxhohet buxheti i Kosovës. Pra, edhe paratë e tua, lexues dhe lexuese, që eventualisht e lexon këtë tekst.
Po ti o artikull-shkrues fillo njehere korrigjimet tek vetja. Shkruaj shqip pa ato turqizmat milet, sihariq…apo linguistike etj. Gjuhen shqipe e keni bastarduar ju si gazetare se bashku me ata palo politikane ketej dhe matane kufirit.
Nuk jane turqisht ato fjale. jane osmanisht. Eshte gjuha e te pareve tane. Keshtuqe ske se si ta menjanosh.
Tonny shprehet ashtu se të parët e tij (dhe të ne shqiptarëve) nuk janë osmanët.
Tonny nuk foli për ty.
Te paret e mi jane osmanet.Per te tjeret nuk e di
Ore mire, dakort me kritiken, por ka edhe dicka qe ti ben sikur e harron Robell. Ti ne mos gaboj je vete shqiptar kosove, Dhe i di mire veshtiresite qe kane kaluar ata per te mesuar gjuhen amtare! Regjimi i Titos bente sikur i linte te shkolloheshin, ai i sllobos i persekutoi, i vrau i preu, e jo me t’iu linte gjuhen. shqipen aq sa mundeshin e mesonin ne ilegalitet. Prandaj Robell, para se te tregohesh kritik e cinik, do ishte mire qe ti, ne, te gjithe, te shprehnim njehere mirenjohje ndaj shqiptareve te Kosoves qe e kane mbajtur gjalle sa kane mundur kete gjuhe tonen. Me kohe do vijne ne vend te gjitha gjerat!
?
shiqyr qe me ne fund njeri e ngriti kete problem…njerzit qe nuk dine te shprehen ne gjuhen e tyre jane shprehia me konkrete e koketrashesise dhe varferise mendore qe pastaj percakton edhe varferine materiale dhe prirjen nga e keqa. Meshojini njohjes se gjuhes se eshte ajo qe na ndane nga primitiviteti dhe kafsheria…sa me e rafinuar eshte gjuha aq me i rafinuar eshte mendimi dhe shoqeria. gazetaria duhet te luaj nje rol te rendesishem per kete.
Fjala ”mjeke” eshte shumsi i pa shquar.Ne numurin njejes e pa shquar shkruhet ”mjek.”Nuk beni gabime ortografike vetem nga Kosova.Shume bejne edhe nga Shqiperia nga mungesa e arsimit te pamjaftueshem dhe pengimi nga dialekti.Ketu bejne gabime edhe gazetare dhe shpesh kam ndeshur edhe shembullin qe perdorni edhe ju si::shikoj=veta e pare njejes,koha e tashme;…2)shikoi=veta e trete num.njejes koha e kryer e thjeshte:AI SHIKOI.Ndersa (AI SHIKON -KOHA E TASHME).
GJITHE SHQIPTARIA KA NEVOJE PER NJE LIGJ MBAREKOMBETAR PER DETYRIM TE TE SHKRUAJTURIT SAKTE TE GJUHES KUDO QE TE SHKRUAJNE …DHE PER ATA QE NUK E ZBATON TE KETE MOSQASJE MASIVE NGA SHOQERIA KURSE PER ZYRTARET SIPAS LIGJIT TE DENOHEN ME GJOBA ETJ…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shkrim kuptimplotë. Gjuha Shqipe është gjuhe e panjohur për politikanët tanë, andej dhe këndej kufirit.
Mire e thote xx por ai nuk di te perdore tek fjalet qe mbarojne me germen ” a” me c’ fare germe zevendesohet? N.q.se e di pse se perdore , apo vetem per te bere verejtje komenten?!
Nuk kam qellim te sulmoj kongresin e drejtshkrimit te gjuhes Shqipe te vitit 1972, por vetem ta citoj si fakt, jo ne menyre shkencore se nuk kam arsimin e mjaftueshem por, nejse ! Te gjith e dime se gjuha letrare asht bazuar 90% tek dialekti Toske, e kjo dihet tashma. Duke u bazu ne kete fakt, mendoj se nuk asht faji i doktorit ne fjale. Gega nuk mundet me fole si Toske, e as Toska nuk mundet me fole si Gege. Prandaj, Veriu dhe Veri lindja e Shqiperise ( duke perfshire Kosoven dhe Maqedonine ) kur mundohen me fole me dialektin letrar, tingellojn si te huaj qe pretendojn me fole Shqip, edhe pse kane ndihmen maksimale te fonetikes se gjuhes Shqipe. Doktori e flet Shqipen, por ngaterrohet ne gjuhen letrare. Robeli i di kete fenomen ma mir se un por, mbase don me hap debat rreth kesaj teme, ose don me dale ma Katolik se Papa. Robeli nuk asht budalla, perkundrazi asht nje gazetar dhe analist i zoti.
Mendoj se fatkeqsia e jone si komb asht, se na qysh ne gjenez i fillojme gjerat keq, dhe kambengulim me fanatizem mos ti ndryshojme, edhe pse asht ne damin tone.
Kongresi i drejteshkrimit duhej te perfshinte te dy dialektet ne menyre te barabarte, me ndertu nje drejteshkrim dinjitoz dhe ma pak te komplikuar per te gjitha trevat Shqiptare.
Gjuha letrare dhe zyrtare shqipe eshte mbeshtetur ne dialektin e te folmes se Elbasanit. Nga ku kane dale edhe linguistet me te vyer te gjuhes shqipe si Xhuvani, Mahir Domi, Ahmet Gashi, Peter Elezi etj etj. Pa folur ketu per Konstandin Kristoforidhin e te tjere. Jo me kot po ne Elbasan ne fillim te shekullit te 20-te, kur Shqiperia ishte ende e pushtuar nga Turqia u ngrit edhe Normalja e Elbasanit, e para shkolle shqipe per mesuesit e gjuhes ne vend. Nje pjese e madhe e ketyre mesuesve te dale nga kjo Shkolle, ne kohen e Zogut vajten per te dhene mesim edhe ne Peje dhe vise te tjera te Kosoves. Dhe dihet se Elbasani gjendet ne kufirin qe ndan Toskerine me Gegerine. Pikerisht per shkak te kesaj tradite te hershme te mbruajtjes se gjuhes shqipe, e folmja e Elbasanit u mor per baze ne hartimin e gjuhes letrare dhe zyrtare shqipe ne Kongresin e drejtshkrimit te vitit 1972. Nje arritje e madhe gjithekombetare. Dialekti i Elbasanit ishte me i levruari dhe me i sakti nga te gjitha dialektet e tjera te asaj kohe. As dialekti i Laberise, as ai i “Malcise” nuk kishin arritur ne stadin e frazeologjise, te perpunimit dhe pasurise qe zoteronte treva e Elbasanit. Fajtori kryesor qe shqipja sot nuk flitet dhe shqiptohet si duhet eshte injoranca dhe mungesa e cilesise neper shkolla. Zor se ke sot ndonje deputet ne Kuvendin e Shqiperise qe di ta flase dhe ta shkruaje sakte gjuhen shqipe. Nga ana tjeter kosovaret duhen pergezuar per pastrimin dhe pasurimin qe ata i kane bere gjuhes shqipe duke filluar qe nga viti 1970. Mua me pelqen shume fjala “shitore” qe ata e perdorin ne vend te fjales turke “dyqan”! Apo fjala “seter” qe e perdorin ne vend te fjales se huaj “xhakete”! Etj etj. Ne nje kohe qe Shqiperia eshte shkaterruar me gjithçka, do te ishte shume mire qe te pakten te ruajme standartin e gjuhes letrare shqipe. Ne kohen e Enver Hoxhes çdo organ shtypi si dhe radio dhe televizioni kishin nga nje redaktor te gjuhes shqipe, i cili jo vetem perdorte gjuhen zyrtare, por eleminonte edhe te gjitha fjalet e huaja qe mund te perktheheshin ne shqip. Ndersa sot or tej, secili mund ta flase shqipen siç ia thote truni apo siç e flet katundi i tij dhe te ankohet se fajin e ka Kongresi Drejtshkrimor!
Katarakti – Edhe mund te jete ashtu si thu ti por fakti asht, ka gati 50 vjet qe dialekti letrar i kongresit te drejtshkrimit te 1972-shit ka hy ne fuqi, dhe akoma nuk funksionon . Tashi, ti mund ta interpretosh si te duash por fakti asht kokeforte.
Dicka qe nuk funksionon, nuk e perdor askush.
Ps : Nuk asht dialekti i Elbasanit baza e te folmes letrare, por asht dialekti Toske.
Ajo qe thua ti ka qene vetem propogande komuniste .
Artikull per tu pershendetur. Gjuha shqipe ruhet 1. duke respektuar rregullat gramatikore 2. duke perdorur fjale nga fjalori shqip kur nuk eshte nevoja per cjale te reja.
Natyrisht qe as vete kjo gazete nuk respekton asnje nga keto kritere. Aq me pak politikanet. Mund te themi ashtu si nje lamues percakton aciditetin e nje solucioni, gjuha percakton shkallen e arsimimit real.
Por nuk e kuptova as autorin e shkrimit ckupton me “egalizem gjuhesor”?
Edhe ti Robell duhej të shkruaje ” …Ky thesar duhet ruajtur e kultivuar…” dhe jo siç e ke shkruar ”…Këtë thesar duhet ruajtur e kultivuar…”.
Sidoqoftë, shqipen standarte e shkruan më mirë se të gjithë kosovarët.
Thelbi qëndron tek mësuesit e gjuhës shqipe në Kosovë: a e dinë ata vetë gjuhën standarte? A ua mësojnë siç duhet nxënësve?
Përse ky standart kosovarëve u vjen më i vështirë se çdo gjuhë e huaj?
Kosovarët e brezit të vjetër e të mesëm ende mendojnë serbisht dhe flasin duke e ”përkthyer” shqip aty-për-aty (thënë kjo nga vetë ata).
Ndërsa ata të brezit të pasluftës shkollohen edhe më keq.
Shumë e saktë.
Keshtu, hapesire per te na kritikuar neve nga Kosova ke sa te duash sa i perket perdorimit te gjuhes shqipe, mirepo, kur po shikoj emisionet ne televizionet e juaja duke perdorur fjale te llojit: anunçova, suportova, inkludova, indietro, investigativ, deçiziv etj., po me rrotullohet barku.
Ato qe shkruajn politiqaret shqipfoles ne te vertete i shkruajne togjet e keshilltarve te tyre. Po te shkruanin ata vet, do te shihej edhe ma kjarte niveli i tyre shkollor (ngelaqa te shkoles fillore). Gjuha shqipe nuk eshte ne gjendje te mjerueshme, dhe “burreshtetasit” shqipfoles nuk jan mase e gjuhes shqipe. Siq thoshte Rama ne fillim te mandatit te tije te pare: Kush don ta mesoj gjuhen shqipe le te shkoj ne Peking.
Dakort
Linguistike = Gjuhesore ne shqip
E di si eshte puna o Emver…ai mund te jete 100 here me Shqipetar e patriot se ti e shume te tjere te shkolluar qe ja dini drejtshkrimit,ose gramatikes sic do ta quaje ti ,meqe di dhe Greqisht.
U nderuar z.Robelli.
Vetem sa per informacion.
Dr Pal Lekaj eshte mjek ,provimet
i ka marre me leke. Kete e din gjithe gjenerata e tij.
Turpi i 2 milion Kosovare jane ne
amnezion nga keta
matrapaz e koke derra !
Qeke nji koqe kanari o osman i ndyre, sqeke shqiptar ti vor qen
Keta te Shqiperise nuk e kane problem shqipen se gjysmen e fjaleve i kane italisht,anglisht;farmaci ,pasticari,gjelatori,gomastceri,lavazh,lavartice,exchang……..Por cka eshte me interesante kane do emra te”ri”qe askund ne bote nuk i gjene dhe i shenojne jo me ne shqipe…. Po e mira eshte se ku shkojne i nderrojne behen grek,serb,turk ,amerikon…ha ,haha.Njerez te zote!