"Meta drejtuesi më serioz i opozitës", Presidenca përgjigje Ramës: Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla

3 Shkurt 2019, 17:38Politika TEMA

Presidenca ka reaguar pas komentit të kryeministrit Edi Rama se “Meta është drejtuesi më serioz i opozitës”  për shkak se sugjeroi që të anulohet projekti i Unazës së Re duke kërkuar dëmshpërblim për banesat pa leje të banorëve.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Meta e cilëson deklaratën e Ramës si skandaloze duke i kujtuar një shprehje të urtë popullore: “Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla”.

Ndër të tjera Presidenca shkruan:

“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:

Në procedurën e tenderimit :

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” – Loti 1 .
Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë OSE 18 116 534 EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO 

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO 

Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.
Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë”, nënvizohet në njoftim. (TemA)

11 komente në ““Meta drejtuesi më serioz i opozitës”, Presidenca përgjigje Ramës: Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nge nuk kam që të lexoj
    se ç’a shkruan Preçedenti
    mënd nuk duhen t’a kuptoj
    vetvetiu vjen komenti.
    .
    Që nga maja e pushtetit
    si pakicë bën opozitë
    ndjen urrejtjen e miletit
    se i dhimbsen pasuritë.
    .
    Veç në pare nuk bën dietë
    me shëndetin është fishkur
    dikur kishte një palë brekë
    edhe shtanga i ish ndryshkur.
    .
    Këshilltarët mbajnë ison
    me Kabá, direkt nga Kulla
    dhe idetë u vijnë nga paçja
    nga Ballinjtë kokëshpulla.

    Ç’ta zgjas më se nuk ja vlen
    fundi vjen pas çdo fillimi
    çfarë kërkove po e gjen
    pas haresë po vjen vajtimi.
    .
    Makthi keq ju ka përfshirë
    ty, me gjithë ç’ke në prak
    dhe në ëndrën më të mirë
    ju del Ai, me emrin SPAK.

    1. FIX316 says:

      “Do bejme shtet,de more de, Lum ti,o popull,mezi na ke.”!!!!

  2. Ben says:

    Hahaha e kuptoni presidencen?Shtepia me tjegulla,shteti me rregulla,hahaha,e kuptoni nivelin.Po ja fusin edhe Jarit,duan te dalin champion per idiotsite.

  3. Me hidherim te thelle per militantet demokrate

    dhe per kenaqsine e popullit Shqiptare ,

    nga Spitali Amerikan njoftohet Vdekja e salih berishes

    nga Gripi i Derrit .

    Presidenti sapo i ka shprehur ngushellimet kryetarit te Pd-s bashes

    i cili po mbytet ne lote e shkul lesht e kokes .

  4. Refugjati says:

    Per presidentin e sotem populli ka një tjeter fjale të urte.Ky president është si dollap pa pasqyre.

  5. ardis says:

    Shtepia juaj z.president hajduti nuk eshte me tjegulla por me solete floriri. Ju Jeni peshku I madh!

  6. Mashkullori says:

    Se sa gafil ka dale dekalrata e pare e palo presidentit,duket tek kjo “replike” e palopresidentit.
    Nga nje carcaf “shkeljesh” dhe “urdherash” per anullim tenderi,na u katandis vetem ne nje pike,te cilin e kishin “harruar” ne carcafin e pare,ne …sigurim kontratoje si nje interes publik…
    Mjerim institucional…

  7. Flutura says:

    Keto nuk jane pune te Presidentit. Po na flet si prokuror.?

  8. zoga e vodices says:

    Jame dakort qe shtepia me tjegulla dhe shteti me regulla kurse ju ne presdenc e keni me solet dhe beni sic di likja vete.

  9. Qytetari says:

    Nuk mund të pritet më shumë nga fshatari president sepse edhe rreth vetes fshatarë ka mbledhur, duke u frymëzuar nga teoria e Mao Ce Dun – it “fshati të rrethojë qytetin”
    Ha ha ha ha ha ha ha

  10. Vila Themistokli says:

    Shvejku shpjegon:
    Kur e pyeten nentoger Dubin se nga kalonte rruga per ne Bugjejovice, ay u pergjigj: Sivjet u bene kungujt, do kemi dimer te madh.
    Do ta keshillonja presidentin qe te mos lere per te shkruar gjera me zarar kete pinjollim e Blushajve qe ne Korçe i njohin per budallenj anektodite. ( Kush eshte kurjoz mund tja nemeroj me rradhe nga i pari i fisit, rabaxhi qe rinte gjithe kohen i dehur dhe deri tek Beni qe la nam ne Korçe per vjedhje dhe zuzarlleqe)
    Megjithate dhe presidenti dora vete nuk shquhet per zgjuarsi por vetem per djallezi dhe makuteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje