I nxehtë ekstrem në jug, përmbytje masive në veri

4 Shkurt 2019, 18:33Rajoni TEMA

Moti i keq ka sjellë përmbytje e stuhi në disa vende të Ballkanit. Në Kroaci, Bosnje, Serbi e Mali të Zi, qindra shtëpi janë nën ujë. Edhe Italia po përballet me mot të keq.

Në disa rajone është shpallur gjendja e emergjencës. Lumi i Reno ka shkatërruar argjinaturat dhe ka përmbytur zonat pranë Bolonjës.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë me helikopter një grupi personash të bllokuar mes ujërave të rrëmbyer.

Teksa jugu i Australisë po digjet nga temperaturat e larta, veriu i saj po përmbytet. Reshjet kanë fryrë lumin Ros, duke detyruar autoritetet në shtetin e Queensland të hapin portat e digës. Autoritetet kanë nisur evakuimin masiv të mijëra banorëve.

Mijëra shtëpi, shkolla, por edhe disa aeroporte janë përmbytur.

Përmbytjet kanë shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme të tjera të pallogaritshme. Ndërsa një fenomen i frikshëm me të cilin po përballen banorët është edhe dalja në rruge e krokodilëve.

Erërat e forta kanë lënë rreth 16 mijë banorë pa energji elektrike. Këto përmbytje janë cilësuar si shekullore, ndërsa situata pritet të përkeqësohet, pasi deri në fund të javës parashikohet të ketë reshje shiu.

1 komente në “I nxehtë ekstrem në jug, përmbytje masive në veri”

  1. F says:

    Po Mongoline e harruat ? Artikull pa lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje