“Nuk kemi të bëjmë me grip derri dhe as me epidemi”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgënjeshtruar në studion e Mbrëmje në ABC News zërat për grip derri dhe epidemi.
Sipas saj, në qarkullim është një virus gripi intensitet mesatar e njëjtë sikurse një vit më parë.
“Kemi një qarkullim të virusit të gripit me intensitet mesatar, njësoj si një vit më parë që pritet të shtohet dhe pastaj të arrijë në trendet normale të viteve të shkuara”.
Ministrja theksoi se janë 19 mijë raste me infeksione respiratore dhe 200 raste të prekura nga virusi i gripit, ndërsa bëri apel për mos neglizhim dhe trajtim të kujdesshëm.
“Nuk duhet neglizhuar, dhe të gjithë komplikacionet që mund të vijnë duhet të konsultohen me mjekun.
Prek ata qytetarë, mosha të thyera dhe ka komplikacione të mëdha, shoqërohet me probleme respiratore, infeksione.
Janë 19 mijë raste me infeksione respiratore dhe 200 raste të prekura nga virusi i gripit”.
Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit për pjesën e popullsisë më vulnerabël, e cila është efikase dhe ul komplikacionet.
“Nuk është grip derri, është virusi i gripit sezonal, jemi në qarkullim të virusit të gripit dhe duhet trajtuar me shumë kujdes dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit duke targetuar atë pjesë të popullatës që është më vulnerabël, të moshuarit dhe mjekë e infermierë janë ralizuar 80% e tyre nga personeli dhe të moshuarit.
Është një vaksinë efikase për gripin, ul komplikacionet.
Ka disa qarqe të prekura është i njëjti trend i viti të shkuar nuk kemi të bëjmë me epidemi jemi në intensitet mesatar.
Mos neglizhojmë të shkojmë te mjeku i familjes, është i rrezikshëm”, tha ministrja e Shëndetësisë
Hall i madh.
Per te kenaqur oligarket, miqte e kryeministrit, duhet perhap panik qe te shitet vaksina e importuar. Situata me pakenaqesine e njerezve nuk eshte e mire dhe nuk duhet t’i hidhet benzine zjarrit se merzitet kryeministri, miku i oligarkeve.
Ca te beje ministrja e shkrete. Hip se te vrava, zbrit se te vrava.
PO c’fare ka moj debile ministre,,,,idiote femer…////
Oh,nukke mi epidemi thot kjo ! Di gje kjo kur kallojme ne faze epidemie ? Sa per vaksimim kur 200 mije njereze jane rekur,di kush me i treguar se ky vaksinim eshte teper i vonuar o er te ndikuar ne kete ‘joepidemi’…cfare tipi virusin kemi nuk na tregoj ministresha h
H3H1 apo h1n1…apo dicka tjeter..
Flini shqiptar,se ministresha po ministron,
Ps : Asnje fjale per masat preventive…
E ke zbuluar valle gjate studimeve te doktoratures kete per te cilen na flet?