Tre të vdekur nga gripi, mjekja thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, raste edhe te fëmijët

4 Shkurt 2019, 13:30Shëndeti TEMA
Tre të vdekur nga gripi, mjekja thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, raste

Tre persona kanë humbur jetën në ditët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatorium.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot se pas analizave dy prej tyre kanë ndërruar jetë nga virusi sezonal AH1N1.

Doktoresha Silva Bino në një deklarate për mediat tha se nuk ka vend për panik, pasi personat që kanë humbur jetën kanë qenë të pavaksinuar.

Një rast i Tiranës dhe dy raste janë të referuar nga Elbasani. Kemi një qarkullim të gripit. Kemi një rritje Ah1n1. Nuk kemi grip derri. Është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vendet e tjera tregojnë efektshmëri të vaksinës.

Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët”, tha ajo.

4 komente në “Tre të vdekur nga gripi, mjekja thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, raste edhe te fëmijët”

  1. Albani says:

    Bushter dokrorreshe kristali.
    Vetem pleqte,bebet,njerezit me probleme duhet te vaksinohen biiccc,do besh tregeti me helmet e tua te skaduara injorante.
    Ta dish idjote qe vaksina e gripit nuk te jep mburoje absolute,ne Greqi kane vdekur dhe te vaksinuarit moj shtrige vrasese.

  2. ? says:

    Ka mënyra te ndryshme për ti dhënë fund jetës.

  3. Lili says:

    A ja keni treguar rezultatin ministreshes qe del e thot se eshte gripi sezonal ? Apo ajo nuk ka dijeni per cka eshte gripi h1n1…
    3 te vdekur,edhe mos u merziteni .vaksinim kur semundja eshte ne shtepi eshte kot.,i ka thene kush kete ministreshes…

  4. beni says:

    Kriza ekonomike i tregon fytyrën sistemit kapitalist që është vrasës i heshtur!vaksina është një verë në ujë si t’u a marim parat shtetit në dobi të shteteve të industrializuara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 女性 用 ダッチワイフ

    ラブドール 最初の夜にあなたのセックス人形を整える方法あなたのセックス人形TPE対シリコンセックス人形で6つの最高の性的状況、どのように選ぶか?シリコーン人形は多くの方法で男性を有利にします

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje