Kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT, Manastirliu: Del me sukses operacioni i foshnjës 11 ditëshe

31 Janar 2019, 17:07Shëndeti TEMA

Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është kryer ditën e sotme një ndërhyrje shumë e rrallë.

Mjekët e neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës kryen një ndërhyrje te një foshnje vetëm 11 ditëshe, e cila kishte keqformim të palcës së kurrizit.

Fatmirësisht mësohet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook jep lajmin e mirë dhe falenderon mjekët.

‘Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në #QSUT.

Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të #QSUT, sot gëzon shëndet të plotë. Investojmë për shëndetin. Krenare për mjekët’, shkruan ministrja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje