Një studim i fundit, i cili është publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’, ka zbuluar se konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të shpie në përmirësime të memories afatshkurtër.
Për mijëra vite, kulturat anë e mbanë botës e kanë përdorur këtë erëz të shijshme si mjekësi natyrale. Shafrani është gjithashtu një komponent krucial në kuzhinën tradicionale aziatike dhe në sistemet mjekësore, transmeton Telegrafi.
Ngjyra unike e artë e shafranit vjen nga prezenca e curcuminoideve, ndërkaq curcumini është më i rëndësishmi prej tyre.
Në këtë studim të fundit australian, të rriturit mbi moshën 60-vjeçare kishin qenët ë diagnostikuar me para-diabet por nuk kishin qenë duke marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e tyre.
Hulumtuesit ua kishin analizuar memorien, pasi që diabeti ndërlidhet me humbje të kujtesës.
Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët kishin zbuluar se kjo sasi modeste ua kishte përmirësuar kujtesën personave të lartcekur.
Ditëve të sotme, sëmundjet si demenca dhe diabeti janë në rritje, andaj çdo asistencë potenciale natyrale mund të bëjë mrekulli për shëndetin e pacientit.
Memoria e punës njihet si një nga pjesët më të rëndësishme të shëndetit mendor, e cila është kritike për aftësi kognitive, siç janë planifikimi, zgjidhja ep problemeve, etj.
Përndryshe, curcumini është ndërlidhur me një rrezik të ulët të demencës edhe plot herë më parë. Sipas një studimi të vitit 2009, ky përbërës shkakton ndryshime në tru dhe i largon disa prej efekteve që i shkakton sëmundja e Alzheimerit.
Curcumini njihet për vetitë mjekësore dhe shëruese që ka, pasi që është i mbushur me antioksidues dhe ofron veti shumë të fuqishme antipezmatuese.
Sigurisht qe duhet besuar sidomos kur shikon se sa ka ndikuar e ndikon shafrani ne Indi ku njerzit vazhdojne akoma te pine e lahen me shurren e lopes
Ju ngaterroni Shafranin me Tumeric-un. Cucumin eshte tjeter gje. Ne nuk e durojme dot eren e cucumin. Shafrani eshte si pjalmi i luleve dhe eshte shume i shtrenjte.
Edhe ti ben nje ngaterrese, flitet per 3 ereza te ndryshme:
Shafran (i verteti) = Crocus sativus
Kurkuma= tumeric=Curcuma longa (Njihet dhe si shafrani indian)
Cumin= Cuminum cyminum
Tani keta ne foto kane vene kurkuma ose tumeric ne anglisht qe nuk eshte safrani i vertete.
Jeni komplet gabim. Ne foto eshte ginger dhe jo shafran.
O kazaaaaaaaaaaaaaaan
Ginger ishte i bardhe ne te verdhe te celet. Ne anglisht quhet tumeric ai qe ishte ne foto para se ta ndryshonin.
Te gjithe e keni gabim ne foto ka bar me shumice (+ pak lulekuqe me ngjyre vjollce).
Kjo ne foto eshte safran. Nga nje parcele shume e madhe e mbjelle me safran merret nje sasi shume e vogel sepse merret vetem pistili brenda lules,prandaj eshte i shtrenjte. Me shume kete e perdorin Iranianet. Aty ka shume vende ku kultivohet. Jane shume qepunojne ne ato fusha per tembledhur vetempak. Ky lloj safrani pervecse i jep pak arome dhe ngjyre gjelles eshte i mire per te te sjell ne humor kur je i stresuar,perdoret si antioksidant dhe si antikolvusant.
Po lopa ku eshte?