Pavarësisht zhurmës së fillimit që shoqëron çdo investim në Tiranë, realizimi i projekteve infrastrukturore është gjithmonë i mirëpritur nga shumica e banorëve të kryeqytetit. I tillë është edhe rasti i rehabilitimit të bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ku ferrat dhe mbeturinat i kanë lënë vend një infrastrukture moderne.
Gradualisht në këtë segment po punohet si gjatë shtratit të lumit për ta rehabilituar atë, ashtu edhe në ndërtimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në rrugë: trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Siç shikohet nga fotot puna ka mbaruar në rreth 90 për qind të saj, teksa ka nisur edhe asfaltimi i rrugëve në të dyja krahët e Lanës.
Gjithashtu po punohet edhe për mbjelljen e pemëve, si dhe sistemimin e dherave në bregun e Lanës. Tashmë me këtë investim e gjithë zona nga Materniteti i Ri deri në Shkozë merr një vlerë tjetër, ndërsa të gjithë qytetarët e kësaj zone do kenë një mundësi të lëvizin më shpejt dhe me më pak kosto në dy akset e kësaj rruge.
Mire po eres se qelbur si i behet??
O mjeran qe sheh vetem Zi,me ralle duro
Perla e pazbuluar e turizmit kryeqytetas.(mos harroni dhe rrjetat me korent poshte urave)
Po qarjeve pafund te katundit ne feste, qe eshte bloze brenda e bloze jashte, si i behet ? Nje fjale te mire nuk dine ta thone. Shikojini surratet e shtremta, ashtu dhe shpirti. Po muti i te huajit u shijon si mjalt.