Nastasia Urbano ka qenë një ndër modelet më të njohura dhe imazh i kopertinës së revistës së njohur “Vogue”.
Ajo fitonte mbi një milionë dollar, në kulmin e karrierës së vet.
Por tashmë, në moshën 57-vjeçare, në mënyrë të pabesueshme, Nastasia jeton në rrugët e Barcelonës dhe mbijeton duke lypur.
Gjithçka për të ndryshoi kur u takua me bashkëshortin e saj.
“Ai nuk më la asgjë, vetëm rrobat e trupit. E vetmja gjë e mirë nga lidhja me të, ishin fëmijët.
Pjesa tjetër ishte tmerr. Ai paguante për gjithçka me paratë e mia.
Vetëm dy ditë pasi u njoha me të, më bëri që t’i blej një BMW si budallaqe”, thotë ajo.
Si të mos mjaftonte kjo, Urbano tani vuan edhe nga depresioni, pasi nuk është e lehtë, që nga një yll, të përfundosh rrugëve duke lypur.
“Dua të jetoj, jo të mbijetoj. Jam lodhur duke mbijetuar dhe duke lypur.
Dua që fëmijët e mi të më shohin. Dua ta marr veten dhe të jem mirë, kështu që ata të jenë krenarë për mua”, tregon 57-vjeçarja, e cila është braktisur edhe nga fëmijët.
Urbano në moshën 20-vjeçare la Spanjën për të jetuar në Nju Jork.
“Isha në çdo revistë, më donin të gjithë.
Merrja 1 milion dollarë në vit për vetëm 20 ditë punë.
Drekoja e darkoja me Jack Nicholson e Andy Warhol.
Merrja pjesë në festat e Melanie Griffith dhe Don Johnson. Kisha gjithçka, jetoja si një mbretëreshë”, tregon 57-vjeçarja, që tashmë jeton vetëm me kujtime.(TemA)
E moj cupe, fatkeqesi qe nuk di shqip se po te dinje, me siguri do kishe degjuar ate fjalen e mocme shqipe qe thote:
-“Me mire te dish se sa te kesh”.
Kush te tha ty qe ti harxhoje parate neper BMW-ra per ata qe te kenaqnin? Ka plot te “mencura” sot qe marrin jo vetem BMW-ra, por apartamente e para per te kenaqur leshkot me kollare, kurse laraskat si puna jote bredhin duke lypur.
E tillë është kapitalizmi. Si Izraeli që i merr Egjyptit nga viti 2018. ,64 miliard kub gaz.
Po si ka mundesi jepni lajme pa i verifikuar? As 5 perqind e asaj qe keni shkruar nuk eshte e vertete. Mos u ktheni dhe ju ne kazan plot me kazanxhinj.