Mourinho pranon evazionin fiskal, i shpëton burgut me një marrëveshje shumë milionëshe

5 Shkurt 2019, 17:03Sport TEMA

Gjykata spanjolle ka dënuar ish trajnerin e Manchester United, Hoze Mourinho, me 1 vit burg, nën akuzën e evazionin fiskal.

Dënim të cilit Mourinjo i ka shpëtuar duke pranuar të paguajë një gjobë prej 182,500 €.

Shifra do  t’i shtohet  një gjobe tjetër  me vlerën e 2 milion euro. Ai u akuzua se kishte shmangur  3.3 milion euro detyrime që prej kohës kur menaxhonte Real Madridin në periudhën 2011-2012.

Prokurorët thanë se ai krijoi degë të shumta biznesi në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe në vende të tjerë me qëllim menaxhimin e të drejtave të tij të imazhit.

Mourinho është personaliteti më i fundit i botës së futbollit që arriti një marrëveshje me autoritetet spanjolle, të cilat po përpiqen të godasin evazionin fiskal nga shumë  lojtarë të vendit. Pak kohë më parë në janar, Cristiano Ronaldo, pranoi një gjobë prej 18.8 milion euro e cila u konvertua me  dënimin e burgimit me 23 muaj , në një rast të ngjashëm , për evazion fiskal.

Në atë kohë  midis 2010 dhe 2014 futbollisti me famë botërore luante për Real Madridin  ndërsa  Mourinho trajneri i skuadrës po vepronte në të njëjtën mënyrë duke shmangur detyrimet ndaj shtetit.

Një tjetër ish-yll i Real Madridit, Ksavi Alonso, gjithashtu përballet me akuza për evazion fiskal  për rreth 2 milion euro, megjithëse ai ka hedhur poshtë  akuzat.

Marcelo Vieira, i cili ende luan për klubin, pranoi një dënim vitin e kaluar  në lidhje me përdorimin e firmave të huaja për të fshehur pothuajse gjysëm  milioni euro , edhe ky vendim  u konvertua me një gjobë  .Lojtarët e Barcelonës  Lionel Messi dhe Neymar gjithashtu kanë qenë  të përfshirë në betejat ligjore me autoritetet tatimore spanjolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje