Nikoll Lesi: Rama në Prishtinë se nuk e takon asnjeri, Ilir Meta shkon në Uashington. Rama është me Thaçin, Meta me Trump

5 Shkurt 2019, 11:04Blog TEMA

Nikoll Lesi ka bërë një shkrim, ku nxjerr në pah rëndësinë e Ilir Metës.

Sipas tij, ndërsa Rama takon vetëm liderat e Prishtinës, Meta do të shkojë në Uashington.

Është për të qeshur në fakti, pasi Lesi akuzon Ramën se po përpiqet të ndajë Kosovën bashkë me Thaçin dhe Vuçiç, ndërkohë që Ilir Meta është kundër, pasi mendon si Donald Trump.

Në fakt, marrëveshja e re Kosovë-Serbi, po negociohet pikërisht nga zyra e Trump, dhe vetëm Metën që nuk e pyet njeri.

Pjesë nga shkrimi i Lesit

Këtë javë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahet ceremonia Mëngjesit të Lutjeve. Aktiviteti i përvitshëm ku merr pjesë rregullisht Presidenti i SHBA, Senatorët dhe anëtarët e Kongresit të SHBA, ndaj cilësohet si një nga takimet më të rëndësishme edhe të politikës ndërkombëtare. Të ftuar në këtë ceremoni, që ka një traditë 67 vjeçare, janë kryetarë shtetesh, kryeministra, politikanë, intelektualë, drejtues të komuniteteve fetare që kanë një lidhje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e saj. Simbolika e kësaj ceremonie të rëndësishme në SHBA është miqësia dhe besimi, ndaj dhe ftesat dhe pjesëmarrja në këtë aktivitet shihet konfirmim i raporteve të veçanta që shtetet dhe politikanët përfaqësues të tyre kanë më SHBA-të.

Këtë vit në ceremoninë kryesore, që zakonisht zhvillohet të enjten e parë të muajit shkurt është i ftuar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme. Në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Uashington merr një domethënie të veçantë për zhvillimet në të cilat ndodhet faktori shqiptar në Rajon. Veç marrëdhënieve dypalëshe, Shqipëri-SHBA, tema kryesore në politikën e jashtme është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idetë që kanë nisur që qarkullojnë muajt e fundit për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.

Edhe pse flitet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, më saktë mes dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, çështja është e një rëndësie të tillë që përfshin direkt Tiranën. Ideja e shkëmbimit të territoreve është cilësuar e rrezikshme nga gjithë faktori shqiptar në Rajon, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos Gjermania. Bëhet fjalë për një projekt që po serviret si zgjidhje për pavarësinë e Kosovës, por me koston e lartë të dhënies të territorit shqiptar për Serbinë. Është një projekt që në këtë mënyrë si e prezantojnë në Prishtinë dhe në Beograd, të dy presidentët nuk ka as përkrahjen direkte të SHBA dhe as të BE. Presidenti Trump, që udhëheq Botën, ka kërkuar që Marrëveshja duhet të ketë përkrahjen e gjithë faktorit politik shqiptar dhe veçanërisht të popullit të Kosovës.

Por deri më tani vetëm Thaçi dhe Vuçiç janë pro marrëveshjes pa pyetur popullin dhe po luajnë nën rrogoz për interesat e tyre. Edhe Edi Rama në Tiranë. Serbët kanë arsye të përkrahin një ide të tillë, sepse marrin një pjesë territori që e kanë humbur që në vitin 1999, por nuk kuptohet se çfarë fitojnë shqiptarët, kur pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare dhe nga shumica e superfuqive të botës. Në këtë ekuacion me shumë të panjohura për dëmin që u shkaktohet shqiptarëve, Hashim Thaçi ka marrë rolin e “violinës së parë”, ndërsa Edi Rama duket se jep garanci për qëndrimin e Tiranës zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk është kërkuar nga Prishtina, nga qeveria dhe parlamenti i saj, por as nuk është besuar nga shqiptarët në Tiranë, sepse ideja e copëtimit të Kosovës nuk ka mbështetës në të dy kryeqytetet shqiptare.

Në këtë linjë, kundër interesave të politikës zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë qenë përpjekjet e Edi Ramës në politikën e jashtme. Deklaratat në Prishtinë për paqe të kushtueshme me Serbinë, propozimi i një ministri të Jashtëm që mbron idenë e ndarjes, si dhe drekat dhe darkat në oda burrash në Kosovë, janë të gjitha pjesë e një lobimi që e rreshton Edi Ramën në favor të ndarjes së Kosovës. Kjo lojë me kërcënime ndaj ndërkombëtarëve, harta që ideohen për rishikim territoresh dhe takime private duket se kanë shqetësuar ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë folur gjithmonë për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por duke theksuar se jo çdo gjë qe bie dakord Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të pranohet.

Shkëmbimi i territoreve është ideja më pak ose e aspak e përkrahur nga ndërkombëtarët si zgjidhje. Por duket se bisedat personale Thaçi-Vuçiç, dhe të Ramës në prapaskenë, kanë shkuar më larg sesa duhej dhe mund të lejojnë ndërkombëtarët. Ndaj dhe të vetmet takime serioze diplomatike këto muaj Edi Rama i ka bërë në Prishtinë dhe në asnjë kryeqytet të BE apo në SHBA. Ishte dhe në Gjermani para disa ditësh gjoja për ekspozitën private, por donte takime me kancelaren Merkel. Asnjë zyrtar gjerman nuk e takoj.

33 komente në “Nikoll Lesi: Rama në Prishtinë se nuk e takon asnjeri, Ilir Meta shkon në Uashington. Rama është me Thaçin, Meta me Trump”

  1. pashtriku says:

    Kaq naive ngele o Nikoll fshati

    1. Eduarti says:

      Po koqe gazetarë ngele tërë kohën lëpirës bythe i I. M

      1. Bureto says:

        Ka qenë dhe mbetet një lehës. Njeri pa personalitet. Shkon me prurësin më të parë. Tani sëfundi ka filluar të shkojë me Metën dhe gazeta “Koha Jonë”, ka zëvendësuar me sukses gazetën “(ç)Integrimi”.

    2. Tony uk says:

      Ky do jete tredhur gabimisht duke fjetur ndryshe ske si i shpjegon idiotizmat qe shkruan!!
      Hajde Les karuci hajde.

  2. zenelaj says:

    Jam i sigurt qe ketij njeriu do i kete ndodhur dicka ne organin e te menduarit.Nuk kane se si spjegohen ndryshe lajthitjet kaq te trashe ne gjykime e veprime.Te neveriten shkrimet e tij pa piken e logjiks e me nje inat prej femije.Gjynah e paskan puthur Ruset tre here ne faqe me sa duket

  3. Viro says:

    My eshte bere si Tit Vasili. Test zezen e ben te bardhe dhe te bardhe te zeze. Meta shkon ne USA per titerhequr veshin per qeendrimet e tij kontrapedale.

  4. Bubi says:

    Te na e rruaç per behar o Nikolle Leshi bashke me gazeten tende se ngele gjithe jeten duke lepire bythe .

  5. sapa says:

    Trumpi me Hajdut Meten?sharlatan o nikolle lehesi!

  6. sapa says:

    Trumpi me Hajdut Meten?sharlatan o nikolle lehesi!

  7. Moni says:

    Rama packa se mund te jete maskara tek kjo darke nuk ka shkuar per te ngrene e per te pire. Kjo darke eshte dirigjuar nga shtepia e bardhe. Eshte ne te njejtin stil me mbledhjen e drejtuesve shqiptare ne Maqedoni. Me urdher nga SHBA, i mblodhi Rama dhe ata u bashkuan. Me kete bashkim fituan me shume te drejta, Maqedonia ndryshoi qeverisjen dhe kursin drejte Perendimit, dhe shume shpejte do futet ne NATO.
    Prandaj Ramen te enjten nuk e mbante vendi ne Parlament kur fliste per komunikimin live me Shtepine e Bardhe. Sa here behet faktor nga SHBA, ai merr garancine per zgjatjen e pushtetit.
    Keshtuqe Nikolle Leshi ja fut si kau peles.

  8. Arifi says:

    Sa rende qenke o loqe! Hahahaaaaa

  9. Tutu says:

    Mllef katundari…!!!

  10. drino says:

    Nikoll LESHI,perse nuk ben nje shkrim me titullin PSE POPULLI PRESIDENTIN E THERET ILIR FLORIRI….
    Nikoll LESHI ti je i deshtuar ne c’do drejtim….
    Shiko ish shokun tend Frangaj ku eshte…
    Nikoll LESHI ti je DAUN…..

  11. qazim says:

    Eshte e pamundur te te kushtoj ty vemendje o Lehes.Je nje i pacipe i pakorigjueshem.E keqja eshte se jeni shtuar shume ju mediokrit e paskrupullt.Mjere ky vend.

  12. M....mecit says:

    Nikolle LESHI PAIDHIT or TEJ aq di aq thot. e keni par gazeten koha jone vetem per LIKE FLORIN dhe LESHIN E LISE * LSI* flet gjithmone, krye keput gazet LESHI PAIDHIT or TEJ…..

  13. Flutura says:

    Ky shkrim eshte fiks pert tua lexuar djali i Fahri Balliut atyre protestuesve te Unazes se Re?

  14. Lini says:

    Me te vertete qenka keq !!!!!
    Shko mor burre vizitohu…..nuk e sheh qe je keq?!

  15. Elidoni says:

    Hahaha…katunari kerkon te zvogeloje autoritenin dhe respektin per Edi Ramen me muhabete fshati….Hahaha! Cfare maskarai eshts ky…Meta ky hajdut kokekatrore dikut te takoje edhe zotin, perseri eshte zhele pata Edi Rames

  16. BOHOTINA says:

    Po nuk e late nje dite o Lesh te punonte i qete Rama. Kini qe nga 19 shtatori i 2013 qe mori detyren zyrtarisht qe vetem lihni. Po me thuaj kur jane bere reforma para apo pas 2013? Ik delenxhi.

  17. RUBIKU says:

    Nikolle mbete mize kali gjithe jeten….leviz nga bishti ne bisht duke nderruar kalin por ushqimi nen bisht njesoj eshte tek te gjithe more “burre”….

  18. ta says:

    nuk u behet veting ketyre gazetareve,doktoreve,profesoreve, apo keta hyjne ne kategori tjeter, quhen biznesmene,por dhe biznesmenet jane hajdute,se te gjithe keta bejne korupsion//////////

  19. timo says:

    Ky akoma nuk e ka marë vesh se Edi Rama është Kryeministri i Shqipërisë ose i është mbushur mendja se është ky që përcakton të drejtat dhe detyrat e çdo zyrtari të lartë në marëdhëniet ndërkombëtare. Poashtu është ky që përcakton edhe regullat ndërkommbëtare të lojës. Eeee, i shkreti ky! Që kur ja dogji gazetën Berisha, nuk mbush mirë.

  20. Kaonia says:

    Me budalla se ky s besoj te kete!

  21. Kolaleshi says:

    Malok tipik. Keta jane si puna e qenit qe po i rafe njehere, gjithe jeten te lepine doren.

  22. Leshi i Dhisë says:

    Nikollè LESHI dhe PRESHI èshtè bèrè BYTHÈLËPIRËS Profesionist i Çertifikuar ! ?! O Nikollè Kèrrma qè pret pèr ndonjë “KOCKË” si QËN RRUGËSH ! NUK ka më KOCKA nga LEKËT e Shqiptarëve O Nikollë KARI prej LESHI ! ! Fillon punën SPAK shumë shpejt dhe priten mbi 600 ISH ZYRTARÈ të Lartë dhe ISH MINISTRA , KRYEMINISTRA dhe ZYRTARÈ Aktualë të Shkojnê në GOP të SËMËS , dhe tju KONFISKOHET dhe SEKUHESTROHEN gjithçka që ata HAJDUTÈ dhe KRIMINELÈ Ordinerë me Kollare Posedojnë !! JO vetëm KAQ , por Dënimet do jenè të papara ndonjëherë !!! Nga 45 VJET e LART do shkojnë në BURG dhe NUK do dalin dot nga BURGU as me kusht , por do VDESIN si QENI brenda në BIRUCË !

  23. Kali says:

    Lesi ham ham ham ….. ngele ter jeten o Nikoll.Po si nuk u lodhe o Lesi tere jeten dule lehur ham ham dhe nuk ngopesh.O legen lesi o felliqesire.Gazeta jota tani nuk fshihet as bytha.O servil i ndyte,o o o ham ham i zgjebosur.Kush te llogarit ty o legen,por me vjen keq per kete gazet qe jep servilizmat e ham hamit.

  24. Enveri says:

    Une nuk e lexoj gazeten”Koha e tije”,por me kane thene se ………….,”Koha e tije” nuk vjen me. Lesi dhe leset e tije vetem nje detyre kane,te lehin aty ku hane.

  25. 123 says:

    Trump-i kujton se Albania eshte lloj peshku. Por ka mik Meten.

    Jeni bere si puna e Chihuahuas, qe kujton se eshte qen i modh. Popull kar. A e dini se ne jemi nje qime e bezdisshme ne Evrope ? Ne vend te bashkpunojme, kercenojme njeri tjetrin me “miqesira” per dukje.

  26. Life is game says:

    Thjeshte Gomar! Aktualishte i kane rene dhembet e koqet dhe s’kafshon gje me!
    Lirua eshte thirrur me kujdes per viziten e fundit ne FBI, per plotesime!!!
    E mendon popullin te paditur!

  27. Taraboshi says:

    Mos ja merrni per keq se Nikolla eshte ifundit i PPSH se Lezhes ishte Botuesi i gazetes Koha Jone Org. i KP PSH rrethit Lezhedhe servilizmi i ka mbire ne gjake.Keshtu gjate gjithe jetese tijmbeti mi gjirizi I liri e ka afatin deri sa te ngrihet Gjykata Kushtetuesese ka perfituar mjaft nga mos ekzistenca e saj Po mandejmbas kujt do te lepihesh o Nikoll Spitni.

  28. TANGA says:

    Prostitute me fytyre cobani dhish. Si e ke hallin o Nikoleta ….

  29. ha,ha,ha,ha ..... says:

    – Llapaqeni i katunar i LEZHES vazhdon t’i japi GOJES … tamam si Verioret e tjere nen shembullin e Sali Berishes …

    – Verioert kane vec “llafe” … sic thone: “tona i bojne dhe mutin te hojn” ! …. ha,ha,ha,ha

  30. **** says:

    Ja rene niveli i Ripjelljes, ka rene shume. Alabakeri hesapi..yysht ..copa halabakesh..perpara te bajgat e Ramutit.
    Hani sa ju hedh ndonje kocke ne to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje