Një zënkë mes fqinjëve për muzikën e lartë ishte shkaku i një tragjedie si kjo në një pallat banimi në Paris, me një bilanc prej 10 të vdekurish e 36 të plagosurish.
Një zjarr i madh shkrumboi një pallat 8 katësh rreth orës 1 të mëngjesit të së martës. Policia arrestoi një grua rrett të 40-ave me probleme mendore.
Ajo i vuri flakën banesës pas një debati me fqinjin 22-vjeçar me profesion zjarrfikës, i cili i kishte trokitur në derë në mes të natës për t’i kërkuar të ulte zërin e lartë të muzikës. Këtë e pohojnë edhe fqinjët e tjerë.
“Isha duke fjetur. Një grua sipër meje dëgjonte natën muzikë me zë të lartë.
Një djalë ngjiti shkallët dhe i trokiti fortë në derë, duke i bërtitur “boll, boll, boll.
Ajo iu përgjigj po ashtu duke bërtitur – Ti je zjarrfikës apo jo? Po sikur unë t’i vë flakën? Dhe më pas ndodhi ajo që patë”, tha një fqinje.
Hetuesit thanë se gruaja ishte problematike dhe ishte shoqëruar në polici edhe herë të tjera për probleme me fqinjët.
Më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve. Të paktën 6 prej tyre mbetën gjithashtu të lënduar. Bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej, pasi disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën.
Sigurisht qe ka qene Valbona Kapo Beshi.Eshte zemeruar me Gazin (Gazmend) Beshin.Rrofte Devollistani(Ne Punojme per Vete).