Kancelaria gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje dje Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian që të dëshmojnë kreativitet dhe vullnet të mirë në diskutimet e tyre mbi Brexit duke nënvizuar se marrëveshja për daljen nuk është më e negociueshme.
Merkel theksoi se është më se e rëndësishme të evitohet një Brexit pa marrëveshje.
“Ne nuk duam ta rihapim këtë çështje më tej”, deklaroi ajo duke shtuar se nuk do të donte që të vështirësonte negociatat.
Gjithashtu ajo shtoi se çështja e rrjetit të sigurisë, e fokusuar te Irlanda e Veriut mund të ishte e diskutueshme në marrëveshjen Brexit.
Rrjeti i sigurisë mënjanon një kufi real midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës.
“Ne duhet të jemi kreativ dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin duke përdorur kohën që na ka mbetur për të pasur një një marrëveshje për çdo vështirësi të mundshme”, shtoi Merkel.
Kërkon t’ja fusi Anglis nazisti Gjerman.