Erdogan kritikon "heshtjen" e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit

4 Shkurt 2019, 09:36Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar “mosveprimin” e Shteteve të Bashkuara lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll muaj më parë.

Ai i ka thënë transmetuesit shtetëror turk, TRT, se nuk e kupton “heshtjen” e SHBA-së pas ngjarjes që ka ndodhur.

“Ne dëshirojmë të sqarohet gjithçka sepse ka ndodhur një mizori, një vrasje. Vrasja e Kashoggit nuk është e zakonshme”, është shprehur ai.

Khashoggi, kritik i njohur i Qeverisë saudite, që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë në konsullatën saudite më 2 tetor të vitit të kaluar.

Trupi i tij nuk është gjetur ende.

Sauditët fillimisht kanë mohuar vrasjen e Khashoggit në konsullatë, mirëpo pas të dhënave të fuqishme dhe dënimit ndërkombëtar, ata kanë pranuar vrasjen, duke thënë se ajo ka qenë rezultat i një “operacioni të ashpër”.

Megjithatë, Riadi ka mohuar pretendimet se princi saudit, Mohammad Bin Salman ka qenë i lidhur me vrasjen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj udhëheqësisë saudite, dhe është zotuar për të ruajtur bashkëpunimin, duke mos rrezikur lidhjet ekonomike, çka potencialisht do të mund të tensiononin lidhjet mes dy shteteve.

1 komente në “Erdogan kritikon “heshtjen” e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit”

  1. fantoma says:

    Ore, si s’u vajti ndëmënd amerikanëve, t’ja “ngopnin” edhe këtë vrasje Rusisë … ???!!! (Jam i sigurt se shumë “trushkulur”, sidomos shqipot, do ta besonin edhe këtë përrallë…). Kështu, edhe miqtë e tyre të A. Saudite i shpëtonin dhe për Rusinë do të kishin edhe një “argument” më shumë, në luftën kundër saj…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje