Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, deklaroi se priste më shumë bashkëpunim nga Greqia për riatdhesimin e tetë ushtarëve që ikën në Greqi pas përpjekjeve të grushti të shtetit të dështuar në vitit 2016.
Më parë të martën, Turqia përditësoi një listë të ish-oficerëve ushtarakë të kërkuar për rolin e tyre të dyshuar në një përpjekje grushti të shtetit në vitin 2016, duke përfshirë tetë oficerë të cilëve u është dhënë azil në Greqi, shkruan Reuters.
Këto deklarata kreu i shtetit turk i bëri keto vërejtje në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek Alexis Tsipras.
Kjo ishte hera e katërt, që kryeministri grek shkon në vendin fqinj dhe takohet me Erdoganin.
Shefi i ekzekutivit grek pas takimit në Ankara me presidentin turk, Erdogan, u nisë drejtë Stambollit dhe pati një takimë me patriarkun ortodoks, Bartolomeu I.
Dhjetorin e një viti më parë ishte Erdogani që bëri një vizitë zyrtare në Athinë, duke u bërë presidenti i parë turk në 65 vite që vizitonte shtetin fqinj.
Tsipras gjatë takimit i shtroi përsëri Erdoganit çështjen e Egjeut, duke i kërkuar atij të qetësojë tensionet e shkaktuara nga shkeljet e përditshme të hapësirës ajrore greke, nga ana e avionëve ushtarakë turq.
Ja Beri rup sup erdoganit Tsipras. Bravo .
Sulltani i Stambollit ka 1 vit qe deklaron se “jep 800 mije € kujt do qe i dorzon, per c’do ushtara te dezertuar ne Greqi”
###
Bravo Greqi mos “tradheto” vlerat Humanitare dhe Demo-kratike, qe Ti ja ke mesur Botes. Mos u tundo nga Hienat gjakatare te Anadollit, qe per shekuj kete tsktik gjakatare kane ndjekur.