Venezuela: Kosova, si Krimeja. Nuk do ta njohim kurrë

5 Shkurt 2019, 11:57Rajoni TEMA

Venezuela e shpreh hapur besnikërinë ndaj Rusisë dhe thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

“Kosova është pjesë historike e Serbisë, siç është Krimeja pjesë e Rusisë”, shprehet e ngarkuara me punë në Boegrad, Nader de El-Andari.

“Venezuela ka qenë gjithnjë në anën e Serbisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Siç edhe Serbia ka bërë për ne”, ka thënë ajo në një intervistë për të përditshmen “Politika”, raporton B92.

Ajo e komenton si përpjekje e Kosovës për t’u njohur nga Venezuela mbështetjen që ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dhënë presidentit të vetëshpallur venezuelian që në ditët e para.

Ndërsa në lidhje me mundësinë e një lufte civile në Venezuelë,  El-Andari thotë se kjo ka qenë prej vitesh një synim i SHBA-ve.

“Për 6 vjet me radhë, SHBA-të janë përpjekur të provokojnë një luftë civile dhe nuk ia kanë dalë. Në Jugosllavi, besimi fetar është përdorur për të provokuar luftë civile, por situata në vendin tonë është ndryshe”, ka thënë ajo.

Sipas diplomates së Venezuelës në Beograd, SHBA-të mund të ndërhyjnë indirekt ushtarakisht në Venezuelë, duke përdorur Meksikën ose Kolumbinë.

Ndërsa për presidentin e vetëshpallur Huan Guaido, ajo thotë se është një kukull e SHBA-ve, që më shumë njihet jashtë sesa në vendin e vet. (TemA TV)

9 komente në “Venezuela: Kosova, si Krimeja. Nuk do ta njohim kurrë”

  1. ?? says:

    E duam kontinentin Amerikan si Preshevën. Nicolas Maduro të mos ndjeki rrugën e Kim jong-un.

  2. ME EMER says:

    .. A ..Maduro , kete nuk ta fal ..!

    1. u dhime duke qesh says:

      C’Maduro, ai as qe e di ku bie Kosova.Keto jane fjalet e ambasadores ne Beograd, po gazeta ja keput kodra pas bregut.

  3. american16al says:

    Who cares per kete karrocier qe po merr ne qafe popullin e vet duke e varferuar ne limite extreme, korrupsionin e diktature.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Akoma s’ka ikur ky ?!Ajde trap me zile ajde!
    Kosova i mbeti këtij.
    Ik or trap një sahat e më parë,se do ta bëjnë si Kadafi.Boll vrave popullin tënd!

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Nuk ka folur Maduro (as qe rru hic ai per Kosoven), por keshtu ka thene ambasadorja e Venezueles ne Beograd, thjesht per ti bere qejfin Serbise e per pak solidaritet kunder Amerikes ?

  5. Kot says:

    Mooosss… na late pa buke.
    Ahh Venezuela jo jo pa buke jeni ju harrova.

  6. Kosova says:

    Maduro nuk di ku ka koken e vet, jo me te dije se cdo behet me Kosoven. Prit dhe pak derisa ushtaret amerikane te te trokasin ne dere dhe do kerkosh falje njelloj si te tjeret qe talleshin me Ameriken. Diten e pare qe Huan Guaido nuk do jete me President I veteshpallur por I zgjedhur nga populli do njohi Kosoven…

  7. Nik says:

    Pothuajse 80% qind e vendeve evropiane e njohin Guaido ka mbetur vetem, italia sepse ka problemin e emigrantève italian nè venezuel.Venezuelèn e mbèsht vetèm rusia dhe serbia ,tani èshtè momenti qè politika e jashtme shqiptare dhe kosovare tè pèrkrahin Guaido pèr njohjen e kosovès sa mè shpejt.Ju lutemi mos na nxirrni mè intervista boshe tè ambasadorève venzuelanè qè janè me valixhe nè duar pèr tu larguar nga vendi in punès.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje