Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha sot se “nëse preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë,” transmeton Klan Kosova.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të bisedimeve për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe çështjes ende të pazgjidhur të territoreve.
Bahtiri foli në tubimin e 19 vjetorit të masakrës se 3-4 shkurtit 2000, që la të vdekur 10 persona dhe plagosi 25 të tjerë.
Komuna e Mitrovicës organizoi këtë akademi përkujtimore në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, transmeton Klan Kosova.
Në organizimin e përkujtimores, morën pjesë edhe të mbijetuar nga masakra. Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejt nga shteti serb.
TE LUMTE!
Kryetar i nderuar në mes të kujt do të ketë luftë? Frigohem se po filloi lufta do të zbrazet Kosova sidomos nga të rinjtë. Sot nuk është viti 1997 apo 1998 kur ka ekzistua idealizmi për shporjen e Serbëve nga Kosova. Sot mbi gjysma e të rinjve mendojnë si të ikin nga Kosova. Pse? Sepse tani ideali i tyre është venitur dhe është kthyer bumerang si t’i shporrin nga politika këta fundrina. Dhe meqë s’po munden atëherë e shofin shpëtim “luftën” Prandaj dhashtë Zoti që mos të ndodhi, sepse po ndodhi në Kosovë do mbeten vetëm ata “patriota” që s’kan se si ta transferojnë pasurinë e fituar pa djersë… Kryetar për Ju personalisht çdo respekt!
A e pyet ndonjehere veten ti Zoteri se cfare keni bere deri tani me Mitrovicen dhe Kosoven ju te fituarit e pas luftes? Kur ta pyesesh e te japesh pergjigje do te shkoje ndoshta mendja se Kosoven e keni dhjere ne ate fare gjendje sa po ikin e marrin rruget e Europes bashkeqytetaret tuaj sepse me politiken tuaj e keni bere vendin te pajetueshem!
E njoh personalisht nepermjet te ndjerit profesor Xheladin Ferizaj. Agimi ishte personalitet. Ai para 3 vjetesh nguli kembe qe eshtrat e Isa Boletinit te varroseshin ne fshain e tij. Ky, pra dhe me eshtrat e patriotit e luftetarit te madh vendosi kufijt. Mos harroni qe fshati i Isait eshte 60 km ne veri te Mitrovices. Te pershendes Agim.