Tirana heroike në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ekipi bardheblu, edhe pse luajti për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak (Grent Halili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj Elton Calesë), nuk pësoi më shumë se një gol ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe falë suksesit 2-0 në “Selman Stërmasi”
fiton të drejtën për të qëndruar në garë në kompeticionin e dytë
më të rëndësishëm në vend.
Goli i brazilianit Cale në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për Flamurtarin, që në kohën shtesë pretendoi me forcë për 11-metërsh, por që nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari Alla.
GRUPI A
Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)
Shënues: Hebaj 34′, Mensah 61′, Çinari 64′
Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)
Shënues: Bitri 63′
Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)
Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)
Shënues: Vangjeli 59′, Abazi 72′, Krasniqi 84′
GRUPI B
Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)
Shënues: Shkurtaj 29′, Ethemi 79′
Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)
Shënues: Vecaj 30′, 32′, Vila 49′, Latif 60′
Laçi-Bylisi 3-0 (0-2)
Shënues: Shtubina 9′ (pen.), Toro 28′, Gjoni 44′
Ndeshjet çerekfinale, 13 mars-27 mars:
Kamza-Skënderbeu
Partizani-Luftëtari
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi