Çështja në KAS, si “Shpata e Demokleut” në “kokën” e Skënderbeut

5 Shkurt 2019, 19:52Sport TEMA

Një çështje në pritje që duhet të marrë zgjidhje në muajin prill për Skënderbeun.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, përditësoi këtë të martë listën me seancat në gjykim në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive deri në datën 9 prill, ku nuk figuron ende çështja mes Skënderbeut dhe UEFA-s që përjashtoi për 10 sezone klubin korçar nga pjesëmarrja nga kompeticionet europiane.

Te Skënderbeu prisnin që në listën e fundit të ishte dhe emri i tyre, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe besohet se çështja e klubit korçar do të jetë në axhendën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në listën e radhës, pikërisht nga mesi ose fundi i muajit prill 2019.

Vendimi i KAS-it është i destinuar të qëndrojë si “Shpata e Demokleut” mbi klubin korçar deri në këtë periudhë, kur kampionati do të ketë hyrë në fazën e tij të katërt dhe finale, shkruan Supersport.

Pavarësisht se drejtuesit e klubit janë përpjekur që ta mbajnë këtë çështje jashtë aspektit sportiv, qartazi vendimi i KAS-it ka patur një ndikim edhe në ecurinë e skuadrës në edicionin aktual, me Skënderbeun që në verën e kaluar pësoi një riformatim të skuadrës me largimin e shumë titullarëve dhe një menaxhim më të kujdesshëm sa u përket shpenzimeve. Pasojat e eksodit Skënderbeu është duke i vuajtur edhe në planin sportiv.

Deri më tani te Skënderbeu drejtuesit janë shprehur optimistë për një fitore në Arbitrazh, nisur dhe nga fakti se klubi korçar u bë një precedent në drejtësinë sportive, duke u dënuar nga UEFA për herë të parë pa fakte apo prova konkrete, por mbi bazën e fluksit të parave apo kuotave në bastet sportive.

1 komente në “Çështja në KAS, si “Shpata e Demokleut” në “kokën” e Skënderbeut”

  1. mik says:

    Titulli i ketij artikulli nuk tingellon mire !! mundeni me gjet fjale te tjera me tregu gjendjen e KS Skenderbeu.
    Edhe ne artikuj te tjere rreth KS Skenderbeu, te njejten metode zgjidhni !!
    I jeni idhnu Skenderbeut ( heroit ) ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje