Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë dënimet për atë çfarë ka ndodhur në javën e 20-të të Superiores dhe në Kategorinë e Parë.
Me interes pritej vendimi për dhunën në Fushë-Krujë, por Disiplina e ka dënuar klubin krutan vetëm me 2 ndeshje në fushë asnjanëse dhe gjobë, si dhe 8 ndeshje pezullim të zyrtarit Gazment Vogli.
Gjoba edhe për Tiranën dhe Flamurtarin.
Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.