Chelsea nuk do mbetet pa një Hazard

5 Shkurt 2019, 19:18Sport TEMA

E shtuna ishte një ditë e mirë për familjen Hazard, për të dy lojtarët Eden dhe Thorgan që fituan me klubet e tyre.

Eden Hazard shënoi dy herë për Chelsean në fitoren e tyre 5-0 ndaj Huddersfield në Stamford Bridge, ndërsa vëllai i tij më i vogël dha një asist për  Borussia Mönchengladbach që fitoi 2-0 kundër Schalke .

Të dy fitoret ishin shumë të rëndësishme, me Chelsean që konsolidonte vendin e katërt  dhe Mönchengladbach që shkoi i dyti në Bundesliga.

Të dyja këto sfida treguan aftësin e driblimeve të vëllezërve Hazard. Eden kreu 12 driblime kundër Huddersfield, më shumë se çdo lojtar tjetër në ndeshjet e Premier League këtë sezon; Thorgan bëri të njëjtën gjë në Bundesligë me 11 driblime.

Forma mbresëlënëse e Thorgan tregon se ai është duke ndjekur hapat  vëllait të tij që është më i famshëm.

Thorgan Hazard ishte një adoleshent i pa shumë përvojë kur ai nënshkroi për Chelsean në vitin 2012. Por, tani ai është një yll në Bundesligë.

Nëse Eden Hazard lë Stamford Bridge në fund të sezonit, vëllai i tij më i vogël është një kandidat i dukshëm për ta zëvendësuar atë.

Të dy si Eden dhe Thorgan janë lojtarët me një kualitet të lartë duke bërë sfida mjaf të mira në ligat e tyre përkatëse.

Nëse Chelsea humbet një Hazard, sjellja e një tjetri në skuadër duket gjithnjë e më logjike. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje