“Show” në Parlamentin grek, deputetja: Babai im ka luftuar në Shqipëri, po unë s'përfitova asgjë

6 Shkurt 2019, 11:28Rajoni TEMA

Në debatet mes deputetëve grekë në seancën e parlamentare të së martës në Athinë, është përmendur edhe Shqipëria.

Deputetja Theodora Megaloikonomou ka debatuar ashpër me një kolegun e saj të Partisë së Qendrës pasi vendosi të mbështeste partinë e kryeministrit Alexis Tsipras dhe të largohej nga radhët e partisë së saj.

Gjatë fjalës në Parlament, deputetja Megaloikonomou është shprehur se me këtë lëvizje nuk synon që të marrë poste drejtuese.

Madje ka thënë se babai i saj ka luftuar në Shqipëri dhe ajo nuk ka përfituar asgjë.

“Unë u largova nga partia jo sepse kërkoja karrige. Levendis (anëtar i Parlamentit grek) bëri deputet djalin e tij dhe më pas nënkryetar të Kuvendit. I thashë të mos e bënte.

Të gjitha këto i bëri në vetëm dy vjet. Po në 10 vjet çfarë do të bënte? Perandori?

Unë nuk kam kërkuar karrige. Babai im ka luftuar në Shqipëri dhe në El Alamein (qytet në Egjipt).

Dhe kur vdiq kërkuan që të kthenim pas lejen për kioskën që nuk e kishim marrë kurrë”, u shpreh Megaloikonomou, duke lëshuar akuza ndaj partive “Demokacia e Re” dhe “PASOK”.

Sipas ligjit në Greqi, invalidët apo personat me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shteti grek licencë për të hapur kioskë, leje që revokohet kur personi ndahet nga jeta.

6 komente në ““Show” në Parlamentin grek, deputetja: Babai im ka luftuar në Shqipëri, po unë s’përfitova asgjë”

  1. Hoxh Armandi says:

    Po ne Turqi ka luftuar babaj [email protected]

  2. agron tafa says:

    jo ne turqi ska luftuar se se moren meqe ishte pak si ezmer dhe kishin frike se mos kalonte kufirin ter vellezerit matan .

  3. Roberto says:

    Po te marre timin e sales dhe ti mbyllet goja.

  4. 123 says:

    Pa piken e lidhjes me titullin. Sa here qe permendet fjala shqiperi duhet te kesh artikull ?

  5. zenelaj says:

    Ka te drejte korici mu,babai i saj paska lene lesht ne shqiperi ndaj une them se I duhet dhene nje cop toke andej nga saranda

  6. leka says:

    mu kujtua nje film i viteve 50 me Alborto sordin ..kur ishte tape e ju mburrte gruas…”KAM LUFTUAR NE SHQIPERI UNE” ….po ai te pakten e bente per komedi …keto i nxjerrin neper gazeta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje