Arrestimi i deputetëve, ndryshon Rregullorja, roli i Prokurorisë dhe Kryeparlamentarit

7 Shkurt 2019, 20:43Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, duke mos hequr nenin, i cili forcon imunitetin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga se u deklarua në mbledhjen e mëparshme të Komisionit ku u prezantua nisma, se neni 118, i cili flet për autorizimin për procedim penal ndaj deputetit do të hiqet, shumica parlamentare e votoi në parim draftin, duke e lënë atë siç u paraqit.

Ndryshimi i këtij neni konsiston në mënyrën se si do të kërkohet procedimi penal ndaj deputetit. Në variantin që është ende në fuqi, theksohet se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet shqyrton kërkesën që paraqitet nga Prokuroria për të filluar ndjekjen penale ndaj deputetit.

“Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale”, thuhet në pikën 1 të nenit 118.

Por drafti i paraqitur nga shumica e ndryshon formën që kërkohet autorizimi për ndjekjen penale ndaj deputetit apo vendosjes së masave shtrënguese të heqjes së lirisë.

Drafti i shumicës thekson se Prokuroria duhet ta paraqesë me prova kërkesën për të hetuar apo ndalur një deputet dhe më pas, Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin merr vendim mbi bazën e provave, një praktikë kjo e ngjashme me atë që ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori.

Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, thuhet në propozimin për ndryshim të nenit 118 të Rregullores së Kuvendit.

5 komente në “Arrestimi i deputetëve, ndryshon Rregullorja, roli i Prokurorisë dhe Kryeparlamentarit”

  1. Askushi says:

    Me nje fjale nuk ka SPAK per deputetet. Deputetet ne Shqiperi do jene specie qe ruhet nga Kuvendi. Eshte Kuvendi me komisionet e tij qe do bejne gjyqin paraprak.Do vleresojne ne se faktet e prekurorise jane te drejta. Pika qe si bie se nga korrupsioni rrojne.

    1. Kalec Dega says:

      Pra e kuptoni se “mazhoranca” ose me fjale te tjera sic njihet ndryshe ‘ Partia e Punes dhe Sigurimi i shtetit’, me voten e tyre vazhdojne te mbrojne interesat e deputeve qe po te ishin mafjoze, te lidhur me krimin, hajdute etj do trajtoheshin si Princi i Arabise qe masakroi viktimen ne diten me diell.

      Pra, ky eshte Parlamenti i Edvin Rames, po i njejti Parlament qe ndryshoi rregullat dhe kushtet e Vetingut kur i mohoi Nderkombetareve te drejten e vetos per mafjozet gjyqtare e prokurore te Rames /Saliut/Metes/Lulit.

      Pra , pikerisht keta deputete socialiste qe gerthasin dhe lehin se duan Shqiperine ne Evrope.


      Pikerisht keta deputete te PS qe si shumice ne Parlament nuk futin dot Saliun dhe Ilir Meten ne burg ose te rekomandojne e keshillojne drejtesine per bemat e tyre, qe kane frike per nje ligj te ri per te drejten e emigranteve per te votuar per zgjedhje, ne nje kohe qe 1 milion prej tyre, pothuajse gjysma e atyre per te drejte vote jeton jashte Shqiperise.-
      Gjithe kjo merite e Partise dhe qeverise ne pushtet nen komanden diktatoriale te Eurodit Edvin Rama, mik i Edroganit dhe Arabise Saudite.

  2. Trevio says:

    Parlamentari duhet te jete si gjithe qytetatet e tjere para ligjdhenseve. Deputati nuk di net te kete imunitet mbrojtie.Deputetet duke qene ” ajka” e popullit nuk gabon kollaj. Pse i duhet imuniteti?? Kjo tregon se me shume se gjysma e parlamentit eshte e korruptuar dhe dhe bejne ligje per te mbrojtur vetveten. Kjo tregon se po marrin masat per tu mbrojtur nga trentesima e re qe po formante.

  3. bbbbb says:

    Booo ca skandali. Provat per deputetin ti shyqrtoje keshilli i Kuvendit ?

    Pordhi dhe SPAK me BKH, akoma pa u ngritur.

  4. Dorina says:

    Zagaret duan te mbrojne veten. Po kush do t’i kuptoje dhe vleresoje provat? Deputetet e pashkolle? Me ate nivel qe ka parlamenti yne, ata nuk kuptojne dot as perrallen me borebardhen e shtate xhuxhat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje