Nga Alfred Peza
Sa herë që ofrojnë ditët e protestave që PD ka organizuar në Tiranë këto 6 vitet e fundit në opozitë, aq herë Lulzim Basha përsërit në mënyrë çuditërisht besnike, të njëjtat fjalë. Të njëjtat fraza. Të njëjtat parrulla. Të njëjtat akuza. Duke bërë të njëjtët paralajmërime dhe duke dhënë të njëjtat “ultimatum” për mazhorancën, qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama.
Më shumë sesa një plagjiaturë e fjalimeve të veta, apo fotokopje besnike e tyre, e gjitha çfarë thotë duket si një këngë nga ato që njeriu i këndon dhe i rikëndon, pa e kuptuar as vetë. Aq e vërtetë është kjo, sa mjafton që të rishohësh arkivat dhe të kuptosh se Kryetari i Partisë Demokratike, i ngjan shumë në të tilla raste, atij këndezit që zgjon fshatin çdo mëngjes. Një ritual që nis sapo ai ngjitet në majë plehut, mbyll sytë dhe ia mer këngës që e ka mësuar nga vegjëlia, përmendësh.
Ky refren, kjo këngë, ky repertor dhe kjo kasetë, është rikthyer për tu kënduar sërisht, këto ditë që po afron protesta e njoftuar nga opozita për më 16 shkurt, në Tiranë. Duke folur në ndalesën e tij të radhës, me banorët që preken nga realizimi i segmetit të ri të Unazës së Madhe në Tiranë, Lulzim Basha tha:
“Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve.”
Më pas, kryetari demokrat shtoi: “Asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj, nuk do të kumbojë e veprojë prej 16 shkurtit. Deri në 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminalët, ti hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri transitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve. Përndryshe prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, forca e qytetarit të bashkuar. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.”
Të njëjtat fjalë tha para protestave të 2014. Të njëjtat i përsëriti edhe në 2015, edhe në 2016. Në vitin 2017 ishin zgjedhjet të cilat PD e Lulzim Bashës i humbi me sukses, duke marë 240 mijë vota më pak, se PD e Berishës më 2013. Të njëjtat fjalë, tha edhe para protestës së fundit që ka zhvilluar opozita jonë, në majin e vitit të kaluar, këtu e 9 apo 10 muaj më parë. E të njëjtat, po i thotë edhe tani.
E gjitha kjo, nuk e di pse të sjell ndër mend, një batutë të Ismail Kadaresë tek romani i tij “Koncert në fund të dimrit”, kur kinezët bënin “paralajmërimin numër 707 serioz” ndaj palës shqiptare. Një paralajmërim i cili, sa më shumë shtohej në numër, aq më qesharak bëhej dhe aq më me seriozitet nga ana tjetër, artikulohej e artikulohej papushim.
I tillë tingëllon edhe ultimatum i radhës, përpara protestës së radhës nga ana e kryetarit të opozitës, për të njëjtin kryeministër prej 6 vjetësh, të Shqipërisë. E vetmja gjë që ka ndryshuar në gjithë këtë histori, është se paralajmërimi i Lulzim Bashës, këtë radhë nuk është më thjeshtë dhe vetëm serioz. Por, këtë radhë, ai duket edhe “shumë serioz”! Ndaj mos qeshni. Vetëm thjeshtë prisni 16 shkurtin, që të qeshni shumë. Ose e thënë ndryshe, të gajaseni. Sepse, nuk ka gjë më serioze në këtë jetë, sesa një gjë kaq shumë qesharake.
Luli leri punonjesit e bashkive te punojne ,t’i bejne ndonje sherbim popullit , pa tjeter njeri nuk te ndjek ty ,c’te bejne i ka zene belaja !
Po dhe ti e di mire kete pune , po c’te besh, dhe ty te ka zene belaja !
Leri ultimatumet , nuk tremb dot, as laraskat me to !
Luli qesharak dhe nje budalla ektrem, o zot ke ka per lider nje parti si PD ? ky shkollen nuke ka pare, shkolla e ka pare ate, nje megalloman budalla, do ishte mire qe USA tja hiqte edhe ketij te drejten per te shkuar ndonjehere ne Amerike, sa mire do ishte, te shikoje turinjte e tij prej hipokriti !!!
SHEJTANI
Se pse ma lidhi truri nr 707 me targat e mjeteve te Lulit Shikoni mjetin e tij Benc ML me kete targe .Nje mjet po me kete targe e ka dhe presidenti kukull iMegatek qe thone se eshte nje nga 12 kompanite e Lulit.A do hetohet ndonjehere se si jane krijuar keto kampani ku u gjeten leket??? Mos valle nga rruga e KOMBIT????
Shume e bukur!????
Ke nje gabim Peza,kinezet u benin paralajmerime serioze amerikaneve ,kur kishte shkelje te hapsires ajrore apo detare .Ne ate kohe kaq force kishte KINA,sot nuk paralajmeron por perkundrazi ,pa PARALAJMERUAR NDERTON ISHUJ ARTIFICIALE NE MES TE OQEANIT DHE I SHPALL TOKE KINEZE .
Numri 707 eshte thjeshte nje numer. Numri 666 eshte symbol I djallit. Kur ultimatumi me numur 666 nuk beri gje, ky me numur 707 eshte kot. Numrat do rriten taki deri tek 7007, dita qe Basha do jete Brenda.
Ky eshte paralajmerimi i 707 serioz i Kim Jong Un!