DEBATI pa mikrofon në Kuvend/ Spiropali 'shpërthen' ndaj deputetes së LSI: Mos bëj politikë me fëmijët, llaxore! Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti këtu, qelbësirë!

8 Shkurt 2019, 09:26Politika TEMA
DEBATI pa mikrofon në Kuvend/ Spiropali 'shpërthen'

Seanca e djeshme në Kuvend u shoqërua me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Një nga pikat që ndezi më shumë përplasje mes tyre ishte edhe debati mbi përdhunimin e vajzës minorene në Kavajë.

Një moment që ngjalli më shumë debat ishte përplasja mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetes së LSI, Silva Caka, madje duke kaluar edhe në fyerje personale ndaj njëra-tjetrës.

Ka qenë deputetja e LSI, ajo e cila e ka pyetur se si do të reagonte Spiroapli nëse ngjarja do t’i ndodhte vajzës së saj.

Spiropali në këtë moment ka reaguar ashpër, madje duke fyer rëndë deputeten.

“Ej, mos më bëj politikë me fëmijët.

Vajzën time nuk guxon ta përmendësh këtu, llaxore.

Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti mua këtu, qelbësirë”, iu drejtua ministrja, deputetes.

Pas këtij momenti, deputetja ka kërkuar të drejtën e replikës, por nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka refuzuar t’ia japë.

“Më jep fjalën zonja Hysi, kam kërkuar fjalën, mos u bëni selektive.

Elisë e dashur, nuk është se intimidohem shumë.

E para nuk e ndjej veten për llaxore, dhe së dyti e vlerësoj shumë nga kush më vjen kritika.

Një kritike e ardhur nga ti nuk më bën fare përshtypje”, është shprehur deputetja e LSI.

6 komente në “DEBATI pa mikrofon në Kuvend/ Spiropali ‘shpërthen’ ndaj deputetes së LSI: Mos bëj politikë me fëmijët, llaxore! Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti këtu, qelbësirë!”

  1. Kalec Dega says:

    Albanistoneze nuk beni dot shtet , jeni llumi i Balllanit ne cdo fushe te jetes e shoqerise….

  2. Martini says:

    Ku kemi katandisur ose ku e katandisen Iliri.Sala Luli dhe Rama.Me listat e turpit e fyckave kurvave dhe të shemtuarave në parlament.Parlamenti i Zogut është akademi shkencës para këtyre.

  3. loni says:

    Ca do me thon llaxore?

  4. Dielli says:

    Turp ty qe drejtove ate paralelizem/krahasim ndaj Spiropalit, dhe turp Spiropali qe te trajtoj si adulte per paralezimin qe bere. Na lodhet me pseudo-luften tuaj ne emer te popullit. Jeni kalbur pa u lulezuar

  5. Ardi says:

    KY ESHTE PRODUKTI I 30 % TE FEMRAVE NE PARLAMENET. ME RRUGAÇE SE MESHKUJT…MBAJINI ME SHENDET.

  6. Ardi says:

    KY ESHTE PRODUKTI I 30 % TE FEMRAVE NE PARLAMENET. ME RRUGAÇE SE MESHKUJT…MBAJINI ME SHENDET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje