Publikimi i fytyrave të familjes së vajzës së përdhunuar në Kavajë, reagon PS: I dhamë zë, kishte nevojë për solidaritet

9 Shkurt 2019, 18:01Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për aktualitetin politik, protestën e opozitës në 16 shkurt si dhe rastin e përdhunimit të 14- vjeçares në Kavajë.

I pyetur në News 24 nëse ishte gabim publikimi i fytyrave të familjes së vajzës nga ERTV dhe minjstrja Spiropali, Balla tha se ajo ka bërë gjënë e duhur për t’i dhënë zë familjes dhe për të mos hedhur baltë ndaj institucioneve.

 

Ky ka qenë një rast shumë i rëndë dhe policia e shtetit në bashkëpunim më Prokurorinë ka kryer të gjitha veprimet dhe jemi në fazën që personat fajtorë duhet të vuajnë pasojat përkatëse.

 Duhet të nxisim për të denoncuar këto raste. Ka prirje të shumë mediave që shpesh thyejnë rregullat e privatësisë për të kapur lajmin.

Spiropali ka bërë shumë mirë që pas seancës së të enjtes, ku ne na akuzuan se ishim fajtorët , por gjithçka nuk ishte e vërtetë. Familja kishte nevojë për solidaritet dhe ky solidaritet u shpreh në mënyrë të qartë nga Elisa dhe të gjithë jemi me atë familje për t’i mbështetur.

Pavarësisht prirjes për të sulmuar Spiropalin, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur. Ishte e rëndësishme që ata që u përpoqën që gjoja të flisnin në emër të familjes në Kuvend, morën një përgjigje nga familja.

Berisha bën statuse idioteske për këtë rast dhe le të lëmë këtë familje të rikuperojë këtë presion psikologjik. Ishte një mundësi për t’i dhënë zë asaj familje. Gjithçka u bë për të sqaruar një baltë se institucionet nuk kishin vepruar”, tha Balla.

3 komente në “Publikimi i fytyrave të familjes së vajzës së përdhunuar në Kavajë, reagon PS: I dhamë zë, kishte nevojë për solidaritet”

  1. Zambi says:

    Nuk i dhate ze, I dhate pamje.
    Gjithe shoqeria ishte solidarizuar pa jua pare fytyren.

  2. rexha 10 says:

    ISTUTUCIONET ,THOTE BALLA.CFARE ISTUTUCIONESH MORE HALABAKE.NE ISTUTUCIONET IKEN HAJDARII ,DHE VJEN HAJKARI.PORE VAJZA MBETET PO AJO,DHE FAMILJA E VAJZES GJITHASHTU.CFARE PUNE KANE ISITUCIONET ME JETEN PRIVATE TE NJE MINORENE?.DUHET TE VEPROJNE PER TE ZBARDHUR TE DREJTEN ,PORE DUKE RUAJTUE PRIVATSINE E NJERZEVE ,AQE ME TEPER QE KEMI TE BEJME ME NJE MINORENE.
    PO NE QOFTESE VAJZA KALON NE DEPRESION ,OSE NE V,…….SJE KUSHE E MBANE PERGJEGJESINE????????????????PALLA.
    SHTETE BANANESH.

  3. marjani says:

    falenderoni zotin qe foshnja juaj eshte gjalle fatkeqesite kapercehen duke pasur kohen e tyre mendoni sa nena mbajne syte nga dera duke pritur Akoma mjafton qe femija te ktheet mbrapsh mjafton qe femija te jete gjalle mjafton qe vuajtjet te kene marre fund,plumba te tille askush nuk I meriton sidomos kur goditet femia. faleminderit Spiropali ajo femije eshte e gjithkujt sot ajo gotitje I ka vrare te tere sot por neser do lindi prap dita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje