Administrata Trump, ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së Kongresit për të raportuar në lidhje se kush ishte autori e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Senatorët e kishin dorëzuar një kërkesë në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ta hetojë këtë rast dhe të ofrojë më shumë të dhëna për rrethanat dhe autorët e vrasjes.
Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që presidenti ka pasur të drejtë ta refuzojë kërkesën.
Khashoggi u vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai e kritikonte ashpër qeverinë mbretërore të Arabisë Saudite. Është raportuar se trupi i tij është shaktërruar dhe nuk është gjetur ende.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar më parë se një operacion i tillë nuk ka mundur të kryhet pa urdhrin e princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Helena Kennedy, anëtare e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë të OKB-së që vizituan Turqinë për të hetuar vrasjen, i tha BBC-sëse vrasja ishte planifikuar në nivelin më të lartë.
Sidoqoftë, autoritetet saudite i kanë mohuar akuzat për përfshirje të princit në këtë vrasje.
Një deklaratë e administratës tha se presidenti Trump “refuzon të veprojë sipas kërkesave të komitetit të kongresit kur është e përshtatshme”.
Megjithatë, senatorët demokratë i thanë New York Times se presidenti ishte në kundërshtim me të ashtuquajturën Aktin Magnitsky, i cili kërkon 120 ditë nga një përgjigje ndaj kërkesave nga udhëheqësit e komitetit të Senatit. Ky afat përfundoi të premten.(TemA TV)
Egoist i semure. Fashist i semure.