Brexit sjell "eksodin" e kompanive, 250 biznese do transferohen nga Britania

11 Shkurt 2019, 12:31Bota TEMA

Qeveria holandeze ka raportuar se është në kontakt me mbi 250 kompani të ndryshme në lidhje me transferimin e veprimtarive të tyre nga Britania e Madhe drejt Holandës dhe kjo, para daljes së Londrës nga Bashkimi Europian, njoftoi gazeta britanike ”The Guardian”.

Ministria holandeze e Punëve të Jashtme deklaroi nga ana e saj se vetëm gjatë vitit të kaluar Holanda kishte arritur të tërhiqte nga Britania e Madhe 42 kompani, që kishin punësuar 1 923 persona.

Ndër kompanitë që kanë zgjedhur qëndrimin në Holandë mund të përmendim ”Discovery Channel”, Sony dhe Bloomberg.

1 komente në “Brexit sjell “eksodin” e kompanive, 250 biznese do transferohen nga Britania”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje